
Ceremonia e çmimeve Oscar solli një mbrëmje plot emocione dhe surpriza në Dolby Theatre në Los Angeles, ku u ndanë çmimet më prestigjioze të industrisë së filmit. Filmi “One Battle After Another” ishte triumfuesi i madh i natës, duke fituar çmimin për filmin më të mirë, ndërsa regjisori Paul Thomas Anderson u vlerësua me Oscarin për regjisorin më të mirë dhe gjithashtu fitoi skenarin më të mirë të përshtatur. Në kategorinë e aktorit më të mirë, çmimi shkoi për Michael B. Jordan për rolin e tij në filmin “Sinners”, ndërsa Jessie Buckley fitoi çmimin për aktorja më e mirë për interpretimin në “Hamnet”. Ndërkohë, Sean Penn u shpall aktori më i mirë në rol dytësor për rolin në “One Battle After Another”, ndërsa Amy Madigan fitoi çmimin për aktorja më e mirë në rol dytësor për filmin “Weapons”. Mbrëmja u dominua nga gara mes dy filmave kryesorë, “Sinners” i regjisorit Ryan Coogler, që kishte një rekord prej 16 nominimesh, dhe “One Battle After Another”, me 13 nominime.
Filmi i Coogler arriti të fitojë disa çmime të rëndësishme, përfshirë skenarin më të mirë origjinal, kinematografinë më të mirë dhe muzikën më të mirë, kjo e fundit nga kompozitori Ludwig Göransson. Ndërkohë, drama norvegjeze “Sentimental Value” e regjisorit Joachim Trier fitoi çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar, duke lënë pas filmin brazilian “The Secret Agent”. Në kategorinë e animacionit triumfoi “KPop Demon Hunters”, ndërsa në kategoritë teknike u vlerësuan edhe filma të tjerë të rëndësishëm të vitit, si “Frankenstein” për skenografinë dhe kostumet dhe “F1” për tingullin.
Regjisori Paul Thomas Anderson fitoi disa çmime atë të filmit më mirë, regjisori më i mirë, skenari më i mirë i përshtatur, montazhi më i mirë, kasti më i mirë, aktori më i mirë dytësor (Sean Penn). Filmi “One Battle After Another” një film epik i kohës moderne që tregon luftën dhe sfidat e disa familjeve gjatë një periudhe historike të trazuar. Filmi u vlerësua për skenarin e tij të fortë, aktorët e jashtëzakonshëm dhe realizimin e kujdesshëm vizual. Me 13 nominime, ai u bë një nga filmat më të përfolur të vitit. Anderson është një nga regjisorët më të njohur dhe të respektuar në Hollywood, i njohur për stilin e tij të veçantë të tregimit dhe kujdesin për detajet. Me këtë film, ai arrin të bashkojë histori komplekse dhe performanca të forta aktoriale në një narrativ të qartë dhe emocionalisht ngarkuar.

Aktori më i mirë çmim i fituar nga Michael B. Jordan (Sinners). Roli i tij Smoke dhe Stack, dy vëllezër me histori komplekse dhe sfida morale. Michael B. Jordan interpretoi dy karaktere kontradiktore me një thellësi emocionale të jashtëzakonshme, duke treguar forcën dhe dobësinë e tyre në të njëjtën kohë. Performanca e tij u vlerësua nga kritika dhe audienca si një nga më të spikaturit të vitit.

Jessie Buckley fitoi çmimin për aktorja më e mirë për interpretimin e saj në filmin “Hamnet”. Në këtë dramë historike, Buckley portretizoi një karakter të përballur me humbje, dashuri dhe sfida të jashtëzakonshme personale. Aftësia e saj për të transmetuar emocionet më delikate dhe momentet e tensionit e bëri atë një nga performancat më të spikatura të vitit, duke fituar vlerësimin unanim të kritikëve dhe audiencës. Interpretimi i saj kontribuoi në forcimin e filmit si një nga kandidatët kryesorë për çmimet e mëdha, duke e bërë Jessie Buckley një nga yjet e Oscars 2026.

Edicioni i këtij viti i Oscarëve konfirmoi edhe një herë dominimin e filmave “One Battle After Another” dhe “Sinners”, të cilët morën shumicën e çmimeve kryesore të mbrëmjes, duke u shndërruar në fituesit më të mëdhenj të natës në Hollywood.


