Portali “Kapitali.al” i gazetarit Klodian Tomorri ka zbuluar se biznesmeni i radhës që do të ndërtojë kullën më të lartë të Tiranës është Shkëlqim Beshiri.

Sipas artikullit, Beshiri do të ndërtojë një kullë me 65 kate në Bulevardin e Ri dhe kjo do të jetë ndërtesa më e madhe në Shqipëri. Kjo në rast se nuk do të dalë dikush tjetër që do të ndërtojë një kullë më të lartë në të ardhmen.

Konkretisht, shoqëria Klar Shpk e biznesmenit Beshiri ka marrë lejen e zhvillimit për ndërtimin e një objekti me funksion të përzier, banim dhe hoteleri. 

Struktura është emërtuar “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”.

Me këtë objekt, Shkëlqim Beshiri zbret nga froni Agron Papulin me 60 katëshin e tij në rrugën e Kavajës, leja e së cilës është miratuar me kohë, por që nuk po fillon të ndërtohet.

Për më shumë lexo artikullin e plotë në Kapitali.al

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Spektakli i humorit “Portokalli” ka nisur sezonin me një skeç ku talleshin qytetarët në protestë. Prej me shumë se 128 ditës ata ngrenë zërin në boulevard kundër qeverisë. Një pjesë...
/ Oct 5