
Pas paraqitjes së Kreut të Grupit Parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi në SPAK, lidhur me hetimin e disa mesazheve që u dërguan më datë 28 Shtator në aplikacionin “Signal”, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar, rezultuan të falsifikuara.
Në artikullin e shkruar shkruar nga gazetari Elton Qyno për “Ora News” thuhet se dy fotografitë e mbërritura në telefonin e Gazmend Bardhit përmes aplikacionit “Signal”, ku shfaqej bisede e zhvilluar me kodet e biznesmenit Ervis Martinaj dhe një kodi tjetër të pretenduar se është përdorur në shkurt 2021 nga i ndjeri Erigers Mihasi, rezultojnë të jetë të falsifikuara. Gjithashtu thuhet se krahasimet e kryera me sy të lirë të dy fotove që personazhi i paidentifikuar paraqitet me nofkën “Mbreti Zog”, ia dërgoi Bardhit, kanë rezultuar se nuk janë akte të prokurorisë SPAK, por dyshohet shumë se janë prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale dhe programeve kompjuterike.

Për të lexuar më shumë, klikoni “KËTU”


