
Lindjet në Tiranë kanë rënë ndjeshëm. Ndërsa Tirana deri vonë kryesonte me shifra pozitive, tani treguesit kanë ndryshuar. Sipas INSTAT në 6-mujorin e parë të këtij viti është regjistruar një rënie prej 5.5%. Të dhënat flasin për 274 lindje më pak. Shifrat dëshmojnë për një rënie gati 3 herë më shumë se mesatarja kombëtare. Jashtë Tiranës janë shënuar rritje me të paktën 3.1 %, apo 166 bebe më shumë. Krahas kryeqytetit edhe Durrësi ka pësuar rënie. Numri është pakësuar me 5%.
Tirana shihet si pika e përqëndrimit më të lartë të popullsisë. Kjo nuk i ka ndikuar shifrat e lindjeve. Me rritjen e popullsisë e kërkesave, janë shtuar edhe kostot e jetesës për apartamente, qira apo shërbime. Sipas “Monitor” një çifti të ri i kushton edhe më shumë të rrisë një fëmijë në Tiranë pasi i duhet të sigurojë strehimin dhe të plotësojë nevojat për një jetesë normale.
INSTAT thotë se për 3-mujorin e parë 2026, një individ, që jeton në kryeqytet duhet të shpenzojë 77% të të ardhurave të tij mujore bruto ose 97% të të ardhurave neto për të mbuluar kostot e strehimit. Të ndikuar nga një jetesë më e shtrenjtë, çiftet stepen duke mos patur mundësi të sigurojnë kushtet e nevojshme.
Tirana nuk është më stacioni më i arritshëm për familjet e reja. Çiftet po synojnë zona më të përballueshme ekonomikisht. Qarqet duket se po favorizohen për sa i përket numrit të lindjeve. Fieri kishte shtesën më të lartë, me 69 lindje më shumë ose 9.9%. Berati ka regjistruar 11.1 % më shumë bebe, Dibra me 9.4% dhe Kukësi me 8.7%. Nuk mbeten më pas edhe Elbasani, Lezha, Shkodra dhe Vlora. Në Korçë është vërejtur një konstante e pandryshuar dhe e pandikuar nga lëvizjët demografike dhe niveli ekonomik. Një përjashtim bën Gjirokastra, ku janë shënuar 19 lindje më pak. Kjo përshkaqe shtesë si struktura e plakur e popullsisë që jetin aty.


