Kur lajmëroi uljen e çmimit të energjisë me 10 për qind për familjet me konsum nën 700 kilovat në muaj, Edi Rama e cilësoi vendimin një ngjarje historike, që u bë e mundur falë suksesit të madh të reformës energjetike.

“Një arritje nga më domethënëset e qeverisjes sonë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Mbi 1 mln konsumatorë abonentë do paguajnë një çmim të ulur të saj falë një suksesi kuptimplotë në një rrugë nga humnera në majën e Shqipërisë 2030,” tha shefi i qeverisë.

Por suksesi energjetik i trumbetuar nga qeveria është në fakt një realitet virtual, që ekziston vetëm në kokën e kryeministrit dhe zëvendëses së tij. E vërteta është se sektori është i zhytur në një mal borxhesh dhe OSHEE ka shpallur pamundësinë për t’i shlyer ato. Në botën reale ky quhet faliment.

Gjysmë miliardë euro borxh
Për shkak të situatës së rënduar financiare dhe malit të madh të borxheve që kishin kompanitë publike të energjisë, në vitin 2018, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare u detyrua me bekimin e qeverisë që të merrte një kredi të madhe prej 220 milionë eurosh nga BERZH. Por, KESH nuk kishte mjaftueshëm të ardhura për ta shlyer borxhin, nëse ajo nuk rekuperonte borxhet e mëdha që OSHEE kishte ndaj saj.

Në atë kohë, OSHEE i detyrohej KESH-it vlerën prej 51,4 miliardë lekësh ose mbi gjysmë miliardë euro me kursin aktual. Me kushtin e BERZH, qeveria i detyroi dy kompanitë publike që të lidhnin marrëveshje për shlyerjen e detyrimit.

Por OSHEE falimentoi që në vitin e parë. Sipas të dhënave të bëra publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në vitin 2018 OSHEE pagoi vetëm 5 milionë euro nga 17 që duhet të paguante. Në vitin e dytë pagoi pagoi vetëm 9.7 milionë euro nga 17 milionë, ndërsa në vitin e tretë pagoi 7.6 milionë nga 17 milionë.

Qytetarët po e paguajnë uljen dyfish në krahun tjetër
Borxhet nuk janë thjesht shifra që shkruhen dhe qëndrojnë në copa letrash. Ato kanë pasoja financiare, pasi në një mënyrë apo në një tjetër, paguhen. Dhe qytetarët shqiptarë po e paguajnë karamelen elektorale të uljes së çmimit të energjisë, dyfish në krahun tjetër. Përmes arkës së përbashkët të shteti.

Shënim- Ky shkrim është pronësi intelektuale e “Kapital.al”, kliko KËTU për të lexuar artikullin e plotë.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13