Strategjia e komunikimit në kryeministri i është besuar Vlera Gjakovës. Ajo është bërë e njohur nga deklaratat në emisionin “Rrethi katror” në “Top Channel” ku ka thënë se racën e bardhë dhe Hënën i kanë krijuar alienët. “Mendoj që me kalimin e viteve është dekada ku ne do të njihemi me alienët, jashtëtokësorët. Besoj që ata kanë qenë pjesë e jona qysh nga civilizimi. Nëse do futem në ujërat e konspiracioneve, flitet që edhe raca jonë e bardhë nuk është racë e tokës, pra jemi të bërë në laborator ndërsa raca e vetme e Tokës është raca e zezë. Aty ku lind dielli ka filluar edhe civilizimi i njeriut. Është shumë e rëndësishme që ne të fillojmë të kuptojmë të vërtetën nga jo e vërteta duke pasur parasysh që këto vite kanë filluar të ndodhin gjëra shumë të çuditshme unë besoj që deri në vitin 2030 do kemi një përplasje me qiej të tjerë jashtë planetit të Tokës”, sqaron më tej Gjakova.

Kush është strategia e re e komunikimit, Vlera Gjakova?

Pas një periudhe prej vitesh e angazhuar me politikën e Kosovës ajo vjen në Tiranë si këshilltare e kryeministrit për mediat. Përvoja e saj në Prishtinë lidhet me përfshirjen në Lëvizjen Vetëvendosja të Albin Kurtit. Më pas ajo ka kandiduar edhe për deputete, po me këtë forcë. Vlera Gjakova është me origjinë nga Shkupi, ndërsa pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Kosovë. Ajo është marrë me komunikimin, marrëdhëniet me mediat dhe strategjinë e kompanive të mëdha në Ballkan e rajon. Në përvojën e saj përmendet bashkëpunimi me Komunën e Çairit, organizatën VEPRO, Coca-Cola në Kosovë dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN.

Këshilltarja e re për mediat në kryeministri, Gjakova është diplomuar në Komunikim, Ekonomi dhe Tregti Ndërkombëtare. Ajo ka përfunduar studime të avancuara në filozofi në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut dhe në Qendrën Kërkimore për Filozofinë Greke. Ajo që bie në sy është angazhimi në konsulencë edhe për sektorin e energjisë së rinovueshme, veçanërisht në projektet e energjisë diellore dhe të erës. Një tjetër përvojë që shënon karrierën e saj është edhe prezantimi si aktiviste për të drejtat e njeriut, grave dhe si publiciste.

Pas dështimit në zgjedhje me Vetëvendosjen, ajo doli me kritika ndaj Kurtit. Në një letër publike Gjakova shprehet se: “Të thuash ‘Kurti dështoi’ është versioni i thjeshtë i ngjarjes. Në fakt, dështimi i tij është i dizajnuar. Ai nuk dështoi rastësisht, ai dështoi sepse kështu deshi, kjo është strategjia. Vakumi i zgjatur nuk është gabim, është mjet. Sepse vakumi krijon panik, paniku krijon konfuzion dhe varësia krijon autoritet absolut. Liderët që ndërtojnë pushtetin mbi krizën nuk qeverisin kohën, ata qeverisin ankthin”, shkruan ajo. Gjakova është mbesa e diplomatit Blerim Reka, i cili ka shërbyer si ministër i Integrimit Evropian në qeverinë e parë të Albin Kurtit në vitin 2020.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18