Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili ka mbajtur fjalimin e parë si drejtues i këtij dikasteri strategjik. Lamallari shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga kryeministri dhe për vlerësimin e punës së tij deri më tani. “Faleminderit kryeministrit për besimin, por mbi të gjitha për vlerësimin e dhënë për shërbimin dhe përkushtimin tim deri më tani, që për mua është motivi më i lartë për ta kryer me nder këtë detyrë,” – tha Lamallari. Ai nënvizoi se do të ndjekë të njëjtën praktike bashkëpunimi me stafin e ministrisë, duke inkurajuar çdo pjesëtar të ekipit, nga specialisti deri te drejtuesi më i lartë që të japë kontributin maksimal për realizimin e objektivave qeveritare. Lamallari falënderoi gjithashtu paraardhësin e tij, Ulsi Manjën, për bashkëpunimin, duke e bërë marrjen e detyrës më të qetë dhe të lehtë.

Reforma në drejtësi dhe digjitalizimi i sistemit

Ministri Lamallari foli gjatë për prioritetet ku do të fokusohet menjëherë: “Miratimi i paketës ligjore për standardet e reformës në drejtësi. Ky hap është një detyrim i marrë përballë Bashkimit Europian dhe synon të rrisë transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien e sistemit të drejtësisë. Digjitalizimi dhe funksionalizimi i sistemit të integruar të çështjeve gjyqësore. Të    gjitha prokuroritë dhe gjykatat do të jenë pjesë e një sistemi të aksesueshëm, të shpejtë dhe transparent, duke lehtësuar qytetarët dhe përmirësuar menaxhimin e çështjeve juridike. Sigurisht, kjo do të shërbejë jo vetëm për të garantuar të drejtat themelore të qytetarëve, por edhe për të krijuar një sistem drejtësie më efikas dhe më transparent,” – theksoi Lamallari.

Një tjetër fokus i ministrit është përmirësimi i infrastrukturës gjyqësore dhe burgjeve: “Masterplani i burgjeve do të vijojë të zbatohet, duke synuar përmirësimin e kushteve të trajtimit për të paraburgosurit dhe të dënuarit. Instituti për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve do të vendosë Shqipërinë në një nivel avangard në rajon, duke përputhur standardet e brendshme me ato të Bashkimit Europian.”-vërejti ai. Lamallari nënvizoi rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese me stafin, duke e konsideruar këtë prioritet çdo minutë të ditës: “Personalisht, por së bashku me stafin këtu, do e konsiderojmë prioritet të rëndësishëm në çdo minutë të çdo kohe projektin vizionar të qeverisë për krahasimin e kuadrit ligjor vendas dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për përmirësimin e sistemit,” – deklaroi ministri.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5