Besart Xhaferri rrëfen mbi takimin në Ambasadën Amerikane dhe marrëdhënien me Berishën. Në bisedë në Gogo.al, deputeti i Partisë Demokratike tha se u ishte ofruar mbështetje nga amerikanët si deputetë të rinj, ndërsa nuk ishte përmendur në asnjë moment “Non Grata” e Sali Berishës.

“Nuk është se m’u premtua diçka por m’u konfirmua që këto gjëra që unë thashë, pra dhe gjëja tjetër që nëse në 2027-ën nuk ka përmirësim të standardit zgjedhor, në 2029-ën duhet qeveri teknike. Ajo që m’u tha është që janë shumë objektive. Pra, janë të realizueshme dhe objektive.”, thekson Xhaferri. Deputeti demokrat rrëfen edhe për marrëdhënien që ka me Berishën, duke e quajtur njeri të rrallë, shumë konsistent, metodik në punën e përditshme dhe multidisiplinor. “Pra, me atë mirësjelljen e tij, korrektesën e tij, gjuhën shumë të zgjedhur dhe të kontrolluar. Pra ai, kurrë s’ka bërtitur. Kurrë nuk ka sharë njeri. Ashtu është Berisha, Berisha është institucional, ceremonial, besoj dhe në familjen e tij…Është shumë kënaqësi kur arrin dhe kthehesh pak në të folur sociale, pra kulturore, me atë, pra mëson. Është shumë interesante që sa herë e takon të pyet për familjen, të pyet për njerëzit e tu të afërm. Nuk fillon bisedën politike pa mbaruar këto gjëra”, tregon Xhaferri për Berishën.

Çfarë thotë për takimin në Ambasadën Amerikane

Ata ne na kishin ftuar për të folur për jetën parlamentare që do fillonte. Me të drejtë. Pra cilat janë projektet tuaja, cilat janë planet tuaja, çfarë suporti mund t’u japim. Normalisht isha i menjëhershëm në gjykimin tim, duke i thënë që jetë parlamentare nuk do ketë. Se jetë parlamentare nuk ka që prej vitit 2019, prej gafës sonë që dogjëm mandatet. 2021-n prej ndarjes artificiale me presion të jashtëm nga administrata juaj e kaluar, ishte, sidomos ish-ambasadorja dhe nga sot e tutje prej maxhorancës të mbingopur që prodhoi farsa elektorale sepse prej 2019-ës parlamenti nuk pengon më ekzekutivin, nuk e sfidon, nuk i kthen më një ligj, nuk e rrezikon t’i rrëzohet qeveria, prandaj dhe ai s’vjen në seancë…

Dhe u thashë, tani jemi sot një Republikë Kryeministrore, që të gjithë jemi fasadë aty, jemi kukulla, jo ne të opozitës, do bëjmë luftën se dhe kur bëjmë ndonjë protestë, na thonë, prapë ju me këto?! Po çfarë do bëjmë, patjetër që do bëjmë luftë me çfarëdolloj fronti. Dhe ai parlament, megjithëse po ulemi sot, nuk po ulemi të ushtrojmë atë parlamentarizëm që njerëzit mendojnë, se s’ekziston më. Po ulemi që të jetë dhe ajo një dritare që ne ta përndjekim këtë sistem. T’ia çjerrim maskën, ta luftojmë, në çfarëdolloj mënyre, që mund të dali edhe ekstraparlamentare, pra të rregullores dhe gjithë gjërave të tjera. Dhe ata ranë dakord. Që po. Në Shqipëri ka një mosfunksionim thelbësor të parlamentit. Dhe patjetër që ishte dhe pyetja se si duhet rikthyer. Dhe unë besoj që ne duhet të jemi shumë strategjikë. Ne e dimë që ky pushtet duhet të luftohet me një farë pushteti. Që duhet të fillojë në radhë të parë nga reforma territoriale, nga zgjedhjet lokale të 2027-ës që ky pushtet të mos të ketë deri në qelizën e fundit dhunën dhe kërcënimin dhe intimidimin e administratës….

Nuk është se m’u premtua diçka por m’u konfirmua që këto gjëra që unë thashë, pra dhe gjëja tjetër që nëse në 2027-ën nuk ka përmirësim të standardit zgjedhor, në 2029-ën duhet qeveri teknike.

Ajo që m’u tha është që janë shumë objektive. Pra, janë të realizueshme dhe objektive.

Xhaferri beson se Berishës do t’i hiqet shumë shpejt “Non Grata”

Nuk u përmend “Non Grata”. As nuk u bisedua për këtë gjë. Por unë besoj se ajo është një histori që do mbyllet shumë shpejt. Do hiqet. Është fat që kauza personale e kryetarit të Partisë Demokratike dhe e Partisë Demokratike përkon me kauzën personale të presidentit amerikan dhe Partisë Republikane.

Pyetje: Nuk po shohim asnjë lëvizje…

Kanë lëvizur shumë gjëra po nuk dalin në sipërfaqe, po do dalin. Kanë lëvizur gjërat tërmet, është tektonike. ANTIFA u shpall organizatë terroriste. Organizata Shoqëria e Hapur do shpallet organizatë terroriste. USAID-i u mbyll, që i financonte.

Sali Berisha do merret si një shembull specific, botëror, ku e majta ka persekutuar në mënyrë brutale. Siç po ndodh dhe në Brazil me Bolsonaron që e dënuan 27 vjet në burg, e majta braziliane. Dhe po ta shohësh administrata Trump është e kujdesshme t’I mbrojë këto gjëra.

Çfarë marrëdhënie ka me Berishën

E çuditshme është që ai është njësoj. Unë jam i bindur që ai është njësoj edhe në familje. Pra, me atë mirësjelljen e tij, korrektesën e tij, gjuhën shumë të zgjedhur dhe të kontrolluar. Pra ai, kurrë s’ka bërtitur. Kurrë nuk ka sharë njeri. Ashtu është Berisha, Berisha është institucional, ceremonial, besoj dhe në familjen e tij. Jam i bindur që në një darkë duke ngrënë me familjen e tij ai flet njësoj siç flet dhe në kryesi me ne. Për këtë jam i bindur.

Dhe në marrëdhënie personale kur kam qenë në zyrë është shumë i kujdesshëm, mos të të rëndojë, mos të të ofendojë, po të të inspirojë dhe të marrë më të mirën.

Shiko, ai ka patur një ushtri gati të vdekur. Nga foltorja, nga lënia e gjithë pushteteve në 2019-ën, Partia Demokratike ka qenë një ushtri e vdekur, pra si të thuash idealizimi në maksimum po mundësitë  e tyre kohore për të bërë dhe aktivizmin në parti, kanë qenë gati të pamundura prej presioneve të sistemit dhe gjithë gjërave të tjera. Dhe vetëm një lider inspirues mund t’i mbante këta njerëz. Për mua është kënaqësi të shoh dikë që është aq shumë konsistent dhe shumë metodik në punën e tij të përditshme. Është multidisiplinor. Është shumë kënaqësi kur arrin dhe kthehesh pak në të folur sociale, pra kulturore, me atë, pra mëson. Është shumë intresante që sa herë e takon të pyet për familjen, të pyet për njerëzit e tu të afërm. Nuk fillon bisedën politike pa mbaruar këto gjëra. Besoj se është i rrallë. Është i rrallë si individ. Unë e kam kënaqësi dhe krenari që arrita të jem në epokën e bashkëpunimit, në kemi diferencë brezash me 4-5 dekada por është krenari. Është sikur takim me historinë.

Si punoi me ta gjatë fushatës, këshilltari i Trumpit, Chris LaCivita

Fushata e Partisë Demokratike ishte fushatë e një partie moderne, të ligjshme, që u bazua mbi resurse të ligjshme, mbi strukturat e saj politike, mbi ca zyra elektorale, mbi programin ekonomik, politik që ne i dhamë shumë rëndësi, pra 80% ekonomi, 20% denoncime dhe mbi “derë më derë”. Me këtë sistem fitohet në Amerikë dhe ai konsulent këtë sistem jep. Ai nuk thotë merrni dhe ju strukturë të mbrojtjes së votës, njerëz të armatosur dhe të shkoni të përplaseni me këto banda.

Pyetje: Pra, s’kishte çfarë të bënte më shumë LaCivita?

Po nuk këshillon ai këto. Nuk është i kësaj bote për të këshilluar këto. Këshillon si një parti moderne çfarë duhet të bësh dhe ne atë kemi realizuar. Aq vota prodhoi në një farsë elektorale kjo gjë, po jo se është faji i LaCivita-s.

Pyetje: Çfarë këshillash të bënë më shumë përshtypje nga ai?

Patjetër që 80% programi ekonomik, i mirëdetajuar dhe i shpjeguar derë më derë. Që ishte një operacion shumë i madh, i ngarkuar dhe shumë i vështirë. Unë jam shumë krenar dhe shumë mirënjohës për anëtarët e Forumit Rinor që e kanë bërë këtë gjë. Si në Angli, si në Amerikë, se kam qenë në fushata andej, trokit derë më derë, jep fletëpalosjen, shpjego pikat dhe mundohu t’ia fitosh simpatinë në ato 30-40 sekonda apo dhe 1 minutë.

Kandidat politik për Bashkinë Tiranë

Po unë personalisht për kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, unë do isha për kandidaturë politike.

Një emër nga Partia Demokratike dhe shumë i respektuar, politik. Ne nuk mund të biem pre e kushtëzimeve të partive të vogla. Partitë e vogla vijnë te partia e madhe. Nuk mund të bie pre partia e madhe te partia e vogël. Unë jam kundër kësaj. Partitë e vogla janë gati të nxjerrin kandidaturë por kuptohet ashiqare që do jenë patericë të kandidaturës së Ogerta Manastirliut. Kjo dihet sepse është sistemi.

Si koncept më duket nonsens kjo, hajde të marrim një nga shoqëria civile dhe të bashkojmë të djathtën. S’ka lidhje. Ne do propozojmë 10 figura të Partisë Demokratike. Me ata që duan të na bashkohen i diskutojmë dhe vendosim.

Nga ç’pikë mund të nisë reforma në arsim sipas Xhaferrit?

E para mësuesi nuk është korrigjues. Mësuesi duhet vetëm të të mësojë dhe është një person tjetër që të korrigjon…. Më tej në duhet të kalojmë në edukimin e aplikuar. Pra, nuk mund të jemi filozofikë dhe teorikë por duhet të kemi aplikim direkt, që do të thotë laboratoret…Ne nuk duhet të kalojmë përmasat e studentëve në klasë. Raporti 1 mësues për 15 nxënës nuk duhet të shkelet. Ne duhet të vendosim një lloj sistemi që të prodhojmë mësues sa më shpejt. Në Angli ekziston një program mësuesie që quhet “PGCE” që mund ta bëjë kushdo. Pra, edhe nëse ke mbaruar inxhinieri dhe jep fizikë si mësues. Kjo gjë mund të na ndihmonte të mos prisnim 5-6 vite për të prodhuar një kategori mësuesish. Kurs 9-mujor që mëson pedagogjinë. Mësuesi duhet të paguhet 2500 euro në muaj por do jetë mësues i mirë. Do kalojë filtrat dhe jo militantesk, jo partiak.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10