Nga Rezarta Caushaj

Dokumenti “BESA” përbën një manovër interesante diskursive dhe administrative nga ana e Ramës. Por që të bëjmë një analizë sa më të plotë të qasjes së kryeministrit ndaj krizës që kanë shkaktuar protestat masive në vend, na duhet të ndajmë retorikën politike nga realiteti, duke e parë atë përmes lenteve të filozofisë politike, teorisë së komunikimit dhe historisë 13-vjeçare të qeverisjes së Partisë Socialiste.

​RIPËRCAKTIMI

​Përballë kërkesave për dorëheqje dhe protestave qytetare, Rama përdor një teknik të mirënjohur në shkencat politike: ripërcaktimin e problemit. Filozofi politik Herbert Marcuse analizonte mënyrën se si sistemet e pushtetit përthithnin diskursin kritik të opozitës ose protestuesve, me qëllim për ta neutralizuar atë. Rama nuk e mohon krizën ose pakënaqësinë; përkundrazi, e pranon atë, por ai do të komandojë ligjêrimin e protestës duke marr përsipër të rifrazojë kërkesat e protestês.

Nuk i quan protesta si rrjedhojë e dështimit të qeverisë (apo luftë hibride nga agjent të huaj), por i kornizon si një “paradoks të suksesit” (koncept i huazuar nga sociologjia e zhvillimit) të qeverisjes nën drejtimin e tij. Leximi që Rama ka zgjedhur të bëjë, e mandej tenton ta inceptojë te audienca: “Njerëzit protestojnë sepse ne kemi rritur standardin, por me standardin rriten pritshmëritë dhe tani ata [qytetarët] kërkojnë akoma më shumë.” Rama kërkon kështu të kalojë në plan periferik diskursin kritik ndaj korrupsionit, abuzimit e keqqeverisjes së tij dhe ta konsideroj protestën një simptomë “pozitive” të zhvillimit.

​ZGJIDHJE TEKNOKRATIKE NDAJ KËRKESAVE POLITIKE

​Kur një opozitë apo shoqëri civile kërkon dorëheqje (akt radikalisht politik), teoritë e Max Weber-it mbi autoritetin racional-legal tregojnë se pushteti tenton të përgjigjet me burokratizim. Në vend të llogaridhënies politike (dorëheqje ministrash apo zgjedhje), qeveria ofron procese administrative: njësi të reja, matës besimi, panele performancë dhe faqe uebi (Flamingo Mirror). Në teorinë politike, kjo njihet si depolitizim i krizës.

PËRFUNDIMI

​Bazuar në historinë 13 vjeçare të qeverive Rama dhe praktikat e mëparshme, gjasat janë që ky dokument do të mbetet një mjet taktik/propagandistik për shuarje të protestave për dy arsye:

​- ​Në tri mandatet e shkuara, qeverisja aktuale ka treguar mjeshtëri në adoptimin e terminologjisë perëndimore (e-Albania, bashkëqeverisja, konsultimi publik, co-design). Megjithatë, siç vëren politologu Steven Levitsky (autor i How Democracies Die), në shumë demokraci hibride ekziston një hendek i madh mes institucioneve formale (çfarë shkruhet në letër) dhe institucioneve informale (si merren vendimet realisht).

​Ligji për Konsultimin Publik ka ekzistuar, por shpesh është kaluar si procedurë formale. Krijimi i një mekanizmi të ri (Vlerësimi i dëgjesave) brenda të njëjtit sistem politik thjesht riprodhon të njëjtat sjellje burokratike që shmangin llogaridhënien.

​- ​Në procesin e anëtarësimit në BE, Shqipëria monitorohet përmes metodologjive teknike. Krijimi i “Dosjes së evidencës”, “Indeksit të kujdesit” apo “Pnelit të performancës” është një tentativë për të kontrolluar faktet dhe informacionin qê do të përfshihen në raportet e Komisionit Europian në Bruksel.

​Teoria e Isomorfizmit Institucional (DiMaggio & Powell) shpjegon se si oganizatat apo shtetet adoptojnë forma institucionale perëndimore, jo sepse i besojnë apo dëshirojnë t’i zbatojnë ato, por sepse kjo u jep legjitimitet ndërkombëtar. Rama shpreson që t’i hedh hi syve BE-së, ngase në të shkuarën ekzistenca e këtyre strukturave shërbente si provë e “vullnetit për reformë”, duke i blerë qeverisë kohë politike.

​Zgjedhja e aeroportit të Vlorës / zonës mjedisore të Nartës si testi i parë i së ashtuquajturës “Metodës BESA” zbulon kontradiktënkryesore të qasjes së trumpetuar nga Rama:

​Vendimi për Nartën dhe kontratat e faljes së aseteve publiks janë lidhur dhe zbatuar tashmë nga e njëjta qeveri prej vitesh. Të kërkosh që e njëjta qeveri të bëjë një “reflektim pas pilafit” apo “Dosje evidence” post-factum (pasi puna ka avancuar) bie ndesh me parimin e pavarësisë së auditimit.

​Në fakt, në dokument bëhet e qartë se metoda nuk pezullon detyrimet ekzistuese kontraktuale ose kompetencat e institucioneve. Kjo do të thotë se struktura e re nuk ka fuqi mbi vendimet ekzistuese kapitale, por thjesht do të merret me “shpjegimin” e tyre më të mirë ndaj publikut, që ky të mos bie pre e “dizinformimit”.

Në thelb, e gjitha kjo është një përpjekje gjiganteske për të rimarr në dorë narrativën publike, – që qeveria nuk po mundet prej 2 muajsh ta kontrollojë, – dhe për të shuar protestën, duke dhënë idenë se ajo ia arriti qëllimit të saj: që qeveria të reflektojë.

Veçse, që qeveria të dalë e të ofrojë monologje të gjata të mbushura me vetëlëvdime të fshehta, vetëviktimizim apo masa që qëndërzojnë më tej pushtetin në duart e Ramës NUK JANË llogaridhënia politike që protestuesit kanë në mendje.

Është koka e Ramës që kërkohet dhe momenti i ripërcaktimit të termave të protestës ka ardhur DHE KA IKUR.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14