Seanca plenare në Kuvendin e Serbisë përshkallëzoi deri në dhunë fizike, tym dhe flakë, kjo pas refuzimit të kërkesave të opozitës për futjen e dy pikave në rendin e ditës dhe në mbështetje të protestave të studentëve. Kërkesa nga opozita ishte që pjesë e rendit të ditës të ishin vetëm ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë, me argumentin se qeveria që ka shpallur dorëheqjen, nuk mund të miratojë ligje të rëndësishme. Mediat serbe shkruajnë se incidenti në Kuvend nisi fillimisht me hedhjen e gazit lotsjellës, ndërsa një deputet i ka hedhur ujë kryetares së kuvendit, Ana Bërnabiç dhe më pas ka nisur dhe përplasja fizike mes mazhorancës dhe opozitës, ku deri më tani mësohet se 3 deputetë jane plagosur, mes prej tyre është dhe një deputete 8 muajshe shtatzanë.

Në mes të tensioneve dhe përplasjeve në Parlament, kryeparlamentarja Ana Bërnabiç i ishte drejtuar opozitës, duke e akuzuar atë për “kënaqjen” e Albin Kurtit dhe mediat kosovare. “Po e kënaqni terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë”. Në fjalën e saj ajo ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe provokuese, përfshirë termat si fashistë dhe fjalën “shiptari”. Bërnabiç-i ka mbajtur në duar shkrimet e mediave kosovare që raportuan për incidentin e dhunshëm të ndodhur në Kuvend, duke theksuar se për shkak të përdorimit të gazit dhe bombave tymuese nga opozita, ajo po shihet si një “heroinë” nga shqiptarët.

I pranishëm në sallë ishte edhe deputeti shqiptar, Shaip Kamberi që përfaqëson komunitetin e shqiptarëve që jeton brenda territorit të Serbisë. Ai ndau pamje nga kuvendi ndërsa reagoi se opozita ka hedhur gaz lotsjellës dhe vezë duke penguar zhvillmin e seancës. Kamberi akuzoi kryeparlamentaren Ana Bërnabiç se vazhdoi seancën në këtë situatë. “Opozita me gaz lotësjellës, vezë pengoi po tenton të pengojë mbajtjen e Seancës. Bërnabiç insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotësjellës.”– shkroi ai.

Opozita me gaz lotësjellës, vezë pengoi po tenton të pengojë mbajtjen e Seancës. Brnabiq insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotësjellës.

Posted by Shaip Kamberi on E martë, 4 mars 2025

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11