Nga Enver Robelli

Bërlloku, grumbull pas grumbulli, qytet pas qyteti e fshat pas fshati, po ia zë frymën Kosovës. Politikanët që i keni zgjedhur prej më shumë se 20 vjetësh nuk po e heqin këtë bërllok. Sa më i gjatë mandati, aq më i madh bërlloku.

Jeta publike është rrudhur në debate kuazifetare. Idhujt e të rinjve nuk po bëhen shkencëtarët, por matrapazët, manipulatorët, «influencerët» që i shërbejnë çdokujt që paguan. Spiunllëku prej vitesh – dhe ende sot – shihet si veprimtari që shërben për argëtimin e masës dhe gjenerimin e klikimeve. Shtresa e mesme, edhe ashtu shumë e hollë, po tkurret dita-ditës dhe shumë kryefamiljarë akuzojnë veten pse nuk kanë emigruar më herët.

Modeli shoqëror që po etablohet është ky: sa më i paaftë dhe më i paskrupullt, aq më të mëdha gjasat për realizimin e çdo ëndrre për të zhvatur dhe për të kapur poste, për të gënjyer publikisht, për të përdredhur të vërtetën dhe masakruar faktet.

Edhe pak muaj dhe bëhen dy vjet që gjendja politike në Kosovë është e jashtëzakonshme, pa një qeveri me mandat të rregullt dhe me një fushatë elektorale permanente. Secili e ka një arsyetim. Por bërlloku është këtu, mes nesh. Nuk po hiqet. Edhe përgjegjësit e bërllokut mes nesh janë. Na vërtiten nëpër këmbë. Sepse tolerohen.

Po afrohemi te një vijë ku edhe gjuha nuk arrin më ta shpjegojë këtë marrëzi politike në Kosovë. Diplomatët e botës perëndimore duket se e kanë kuptuar këtë mirë e mirë: thjesht nuk u intereson më se çfarë ngjet në Kosovë. Shihet vetëm si çështje sigurie. Keni qeveri apo jo – punë e juaja. Keni president apo jo – kush bëhet merak për këtë, kur vetë nuk e keni idenë se çka doni, ku doni të shkoni, çfarë drejtimi doni të merrni, çfarë vlerash dëshironi të përqafoni – perëndimore apo patriarkale? Shumë, tepër shumë, duan të jetojnë me standard perëndimor dhe me një javashllëk mesjetar. Telefoni i mençur në dorë, bërlloku deri në gju, kërrnamet në hava.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13