Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në SPAK, ku qëndroi rreth gjysmë ore ku u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza për çështjen “Partizani”. SPAK i ka komunikuar Sali Berishës akuzën “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”. “Sot jam zyrtarisht i pandehur. Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime. Më ka korruptuar dhëndrri im.”- tha Berisha pasi doli nga SPAK-u.

Këtë mesditë, kjo thirrje e Berishës në SPAK u shoqërua me një protestë nga mbështetësit e Berishës. Ata e shoqëruan Berishën deri te dyert e SPAK-ut dhe e pritën derisa doli. Para tyre Berisha tha se kjo nuk ishte asgjë më shumë se sa vazhdimi i një “hakmarrjeje politike dhe zbatimi i një urdhri mafioz politik” dhe se për të, kjo nuk ndryshon asgjë. “Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël”– shtoi Berisha ndërsa fliste para gazetarëve dhe mbështetësve të tij.

I pyetur nga gazetarët se çfarë ka deklaruar ai para hetuesve të SPAK-ut, ai tha se ju ka thënë se ata janë piramidë mashtrimi fund e krye. Ai vijoi të thoshte se në SPAK kushte gjetur ora me diamante dhe fotografinë e Amant Josifit. “Dy gjëra, deklarova sa vijon, kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. Kjo ishte deklarata ime. Së dyti vizitova pjesë muzeale të SPAK. Në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës. Gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror. Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri. Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës. Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata. Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delinkuente e dënuar. Gjendeshin 100 milionë euro të Edi Ramës dhe Beqës. Gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën. Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.“- tha Berisha.

Edhe përpara se të futej në zyrat e Prokurorisë së Posaçme, Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve të tij. Berisha u pyet nga gazetarët nëse ka një kandidat rezervë për kryeministër. “Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane.”- tha Berisha. “Ju çfarë doni zoti Berisha?”-ishte një tjetër pyetje që iu drejtua. “Që t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.”- tha ai. Berisha që para se të futej në godinën e SPAK-ut, e cilësoi prokurorinë e Posaçme, një Prokurori private të Ramës, ndërsa prokurorët i quajti mercenarë të tij. 

Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar. Kjo masë u caktua nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK-ut. Berisha akuzohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim, duke ndërmarrë veprime për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, për të ndërtuar mbi të. Dhëndri i Berishës gjithashtu akuzohet dhe do të njihet zyrtarisht me akuzën në të njëjtën ditë, por vetëm pak orë pas vjehrrit të tij.

Berisha theksoi se mbahet prej më shumë se 8 muajsh në arrest politik dhe ka më shumë se 4 vite që hetohet, por pa asnjë provë. Ai theksoi se e kanë hetuar deri në 3 breza, deri tek mbesat e tij qëkur ato s’kishin lindur akoma: “Prokuroria politike private e Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të ish kreut të grupit të PS dhe ish ministrit të brendshëm ka hetuar Berishën në tre breza, gjeri tek mbesat, qysh prej një kohe kur ato nuk kishin lindur.“

Në një moment gjatë protestës së sotme, Klevis Balliu është përplasur me efektivët e policisë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili ishte gjithashtu në protestë e ka konsideruar kreun e SPAK-ut Altin Dumanin, si një pasardhës të denjë të Koçi Xoxes, duke e paralajmëruar atë se do të ketë një fund të njëjtë. “I them Altin Dumanit se je një pasardhës i denjë i Aranit Çelës. I them Altin Dumanit se je një pasardhës i denjë i Koçi Xoxes dhe fundin do ta kesh si Koçi Xoxe.”- tha ai.

Belind Këlliçi ishte gjithashtu i pranishëm dhe tha para gazetarëve duke iu refeuar Berishës se lideri i opozitës së një vendi anëtar të NATO-s po mbahet në arrest me urdhër politik. Ai theksoi se protesta nuk ka qenë e planifikuar por spontane: “Kemi ardhur si reagim spontan. Skandal, kur i bëhet një ish-presidenti”. Deputeti tjetër i PD-së Luan Baçi, gjithashtu i konsideroi akuzat ndaj Berishës si politike: “Kjo është burgosje politike. Protesta është kundër padrejtësisë, në mbështetje të fjalës së lirë”. Ndërsa Edi Paloka theksoi se Berisha mbahet me muaj të tërë në arrest pas asnjë akuzë nga SPAK. “Ky është sigurimi shtetit të Enver Hoxhës, Arianit Çela është gjykatësja e SPAK me tre mbiemra. Kjo është pjesë e strategjisë që të mbajnë Berishën në arrest, jemi në diktaturë dhe nuk mund të presim asgjë tjetër më.”– tha ai duke shtuar se SPAK nuk është asgjë tjetër vetëm sigurimi i shtetit të Ramës dhe sipas tij nuk mund të presim drejtësi.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5