Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Sipas njoftimit të bërë nga Sali Berisha, kandidati i ri është Florjan Binaj. “Grupi i mandatuar nga PD-ja do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, të lindur, zoti Florjan Binaj”,- është shprehur Sali Berisha.

Florjan Binaj është një personazh shumë i njohur për publikun shqiptar. Ai mban mbi supe një karrierë të gjatë si artist dhe aktor, i njohur për rolet e tij të shumta, duke përmendur dhe imitimet e kryeministrit Edi Rama. Pas largimit nga spektakli i humorit, ai ka vazhduar një karrierë të re si moderator i emisionit “Piranja” në “Syri TV”, një kanal i cili është i afërt me opozitën. Binaj është një personazh i cili ka marrë pjesë në protesta të shumta apo probleme të shkaktuara në vend. Eksponentët e Partisë Demokratike kanë nisur tashmë aktivitetin e tyre të PR-it për Florjan Binajn, duke përdorur profilin dhe humorin e tij për të ndërvepruar me votuesit e vjetër, por dhe me votuesit e rinj, të cilët marrin informacionin politik nga rrjetet sociale. Kjo zgjedhje duket se pasqyron një strategji të qartë të PD-së, e cila synon të bashkojë influencën mediatike, njohjen publike dhe rrjetet sociale, duke shpresuar të ketë një mbështetje maksimale elektorale në një nga qarqet më të rëndësishme e të mëdha të vendit.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10