Sali Berisha i jep dritën jeshile Flamur Nokës që të sulmojë dhe Top Channel pas sulmit që vetë Berisha i bëri News24 dhe mediave të Irfan Hysenbelliut disa ditë më parë. Pas deklaratës së kandidates Alesia Balliu në “Top Story” për largimin e saj nga PD-ja dhe arsyet e këtij largimi ka reaguar Flamur Noka në një postim në “Facebook” këtë herë duke i’u drejtuar medias në të cilën ka folur Balliu, pra TopChannel-it. “A mund të na thonë mediat varikarlon dhe patronazhistët e rrjeteve sociale, se ç’lidhje ka me PD-në kjo Zegjineja 2.0 e Shqipëria Bëhet?” shkruan Noka krahas videos ku shfaqet Alesia Balliu duke treguar për arsyet e saj.

Ajo në deklaratën e saj ka akuzuar Partinë Demokratike për manipulim të procesit të primareve dhe mungesë meritokracie brenda partisë, gjithashtu ajo ka deklaruar bashkimin e saj me një tjetër forcë politike, “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj. Balliu u shpreh se vendimi i saj për t’u larguar nuk ishte i nxituar apo emocional, por i bazuar në bindjen se gara në PD ishte e deformuar. Ajo deklaroi se kishte prova konkrete për ndërhyrje në procesin e votimit, duke përmendur edhe një mesazh (SMS) që sipas saj ishte dërguar nga numri i Flamur Nokës, SMS i cili tregon qartë mënyrën se si janë orientuar votat nga figura të rëndësishme brenda partisë. Gjë kjo e cila më pas ka shtyrë edhe Nokën për reagimin e tij në “Facebook”.

Lidhur me vendimin për t’iu bashkuar Adriatik Lapajt, ajo u shpreh se ndan të njëjtat kauza dhe qëndrime me të, veçanërisht në denoncimin e problematikave që, sipas saj, ekzistojnë në politikën shqiptare. Balliu shtoi se ndihet më e përfaqësuar në këtë angazhim të ri politik dhe e motivuar për të vijuar betejën e saj për transparencë dhe ndryshim.

Në fund, ajo nënvizoi se largimi nga PD-ja ishte një zgjedhje për të qëndruar besnike ndaj parimeve të saj dhe për të mos qenë pjesë e një sistemi që, sipas saj, nuk ofron mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët.

Disa ditë më parë gjatë fjalës së tij në një takim me demokratët në Dibër, Berisha akuzoi TV “News 24”, portalin “Balkanweb” dhe gazetën “Panorama” për mbështetje mediatike ndaj Ervin Salianjit duke transmetuar aktivitetet e tij. Për Berishën kjo ishte provë se këto veprime ishin bërë me udhëzim nga Edi Rama. Berisha përmendi edhe ish-kreun e demokratëve Lulzim Bashën, që e quajti peng të Ramës nën presion për dosjet që lidhen më çështjen e “Toyota Yaris” dhe me biznesmenin Muzin. Ai i përdori këto argumetne për të thënë se mbështetja për Salianjin ka qenë e motivuar nga interesa për t’iu afruar pushtetit. “Publikoheshin 16 lajme në katër orë për Salianjin”, tha Berisha, ndërsa kujtojmë se mediat e drejtuara nga Hysenbelliu u shpërngulën nga godina e ish-uzinë së Autotraktorëve.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13