“Shqipëria bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj vijon protestën prej disa ditësh para kryeministrisë aty ku nisi PD-ja “foltoret” kundër qeverisë së Ramës. Lapaj dhe mbështetësit qëndrojnë 24 orë aty, edhe pse policia u ka hequr disa herë çadrën. Kjo nuk ka krijuar probleme, përkundrazi u ka dhënë më shumë dorë për të bërë zhurmë. Lapaj ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe kërkon edhe ai si Berisha largimin e qeverisë. “Shihni ç’bën çdo natë me Lapajn në protestën e tij më qytetare e civile, vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari”,- ka thënë Berisha duke theksuar se Rama e ka frikë edhe pse protesta e “Shqipëra bëhet” është civlie.

Pas Berishës ka edhe një tjetër deklaratë të demokratëve për Lapajn. Deputetja Ina Zhupa vlerësoi sakrificën për të qëndruar para kryeministrisë dhe dënoi dhunën ndaj protestuesve: “Keni zgjedhur të qëndroni, keni zgjedhur të protestoni e të flisni në emër të shqiptarëve që protestojnë çdo ditë për gjendjen e tyre por nuk kanë gjetur kurajën të na bashkohen. Mbështes edhe protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë sepse sheshi është i të gjithëve”,- tha ajo, duke veçuar se vetëm nëse shqiptarët bashkohen, mund ta rrëzojnë këtë qeveri.

Lapaj u spotua nga kryeministria gjatë “foltores’ së Berishës duke u distancuar pa bërë asnjë koment për t’u rikthyer sërish aty dhe heshtja e tij para përkrahjes së demokratëve vijon, ndërsa sot pranë grupit të tij erdhi ambulanca për të parë një protestues që u tha se policia i theu këmbën. Alfred Lela Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike e akuzoi Lapajn se po kërkon të bëhet protagonist, duke krijuar e nxitur skenare dhune me policinë, si të porositura nga PD. Lela i jep një ngjyrë tjetër komunikimit të Berishës në distancë. Edhe pse Lapajt i është hapur vendi për të folur në foltore, në pritje për përgjigjen e tij, Lela shkruan: “Adriatik, mos e qelb edhe ti, si aleati-armik Enxiu Shabani! Adriatik Lapajt i kam shkruar sot paradite ‘të më telefonojë kur të ketë mundësi’. T’jua tregoj mesazhet e mbështetësve të tij, para se t’i ndërsejë për t’ia faturuar Berishës dhe PD-së dhunën e Policisë. I shkrova, jo për mall, por se kisha porosi nga Sali Berisha që, po të donte, e kishte derën hapur të fliste në Foltoren tonë. Nuk më mori dhe as më shkroi.”-shkruan Lela.

Ai thotë se ka kuptuar psenë duke e justifikuar me faktin se Lapaj sipas tij po kërkon një akt martirizimi dhe heroizimi. “Me kete rast sakaton edhe të vërtetën. I lutem të mos bëhet si ‘vëllai politik’ i 11 majit, Enxiu Shabani. Sidoqoftë, më vjen keq për forcën policore të përdorur në dy raste ndaj mbështetësve të tij. Eshtë qesharake të mos lejosh protesta para një institucioni, kur para Shtëpisë së Bardhë ka, çdo ditë të Zotit, disa protesta, ndonjëra edhe e përhershme. Askush nuk i shtyn dhe as pengon”-shton Lela. Pas gjithë situatës Lapaj vijon të jetë indiferent, duke thënë vetëm se nuk e kishte parë mesazhin.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5