
Biznesmeni italian Francesco Becchetti i ka marrë paratë e arbitrazhit të tij me qeverinë shqiptare. Kapitali.al shkruan se Becchetti i ka marrë të 110 milionë eurot e arbitrazhit në Belgjikë, pra duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020.
Qeveria shqiptare është njoftuar zyrtarisht tre ditë më parë nga “Eurocontrol” për ekzekutimin e vendimit të gjykatës belge, me 110 milionë euro nga paratë publike që i shkojnë biznesmenit pas një konflikti të gjatë me kryeministrin Edi Rama. Por pyetja që lind është a do të mbajë përgjegjësi qeveria për këtë dëm të madh që i është bërë qytetarëve shqiptarë? Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ende nuk ka marrë asnjë veprim aktiv për këtë çështje.
Për më shumë lexo artikullin e plotë te Kapitali.al


