BE planifikon të blindojë kushtet për vendet e reja që do anëtarësohen në union. Parashikohet se shtet që futen rishtas do jenë në një mbikëqyrje 15-vjeçare. Në raste abuzimesh apo shkeljesh rrezikohen der në pezullim fondesh apo të drejtë vote. Në një paketë masash mbrojtje KE parashikon forcim të mekanizmave dhe procedura të reja për integrimin gradual të vendeve kandidate. Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos është shprehur: “Jam kritikuar shumë kur thashë për herë të parë se nuk dua të shoh kuaj të rinj trojanë në Bashkimin Europian. Kjo ishte ende para zgjedhjeve në Hungari. Sot mund të them: jo më Viktor Orbán”.

Idea e forcimit të rregullave u hodh në qershor ku 5 nga vendet themeluese të BE-së kanë kërkuar të forcohet garancia e traktateve të ardhshme të anëtarësimeve të reja. Qëllimi është frenimi I regresit demokratik dhe shkelja e vlerave europiane. Sipas KE-së përvoja e Hungarisë ka dëshmuar për kufizimet e nenit 7 të Traktatit të BE-së. “Ky nen lejon pezullimin e disa të drejtave të një shteti anëtar që shkel vlerat e Bashkimit, por procedura konsiderohet e ngadaltë dhe jo gjithmonë efektive”, shprehet KE. Sipas “Euronews” paralelisht me nenin 7, është bashkërenduar edhe mundësia për pezullim fondet europiane për vendet e reja anëtare që veprojnë kundër shtetit të së drejtës, vlerave të BE-së apo parimit të bashkëpunimit të sinqertë.

Shqipëria synon integrimin në BE. Më herët kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se vendi futet në BE në vitin 2030. Sipas tij qeveria shqiptare ka një marrëveshje për një kalendar pune me Komisionin Europian, për mbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027. Ndërsa Rama premton BE-në, opozita nuk ndalet me akuza për korrupsion. Ai i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke e bërë atë fajtore nëse vendi dështon me përpjekjet për në BE.

“Të gjithë ata që na gjëmojnë nga mbrapa dhe që krijojnë një zhurmë shumë të madhe ‘korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni’… Tani unë nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por mund të them se kurrë Shqipëria nuk e ka luftuar korrupsionin si tani dhe se korrupsioni është më i ulët se kurrë më parë. Na është dhënë mundësia që me duart tona ta marrim Shqipërinë dhe ta çojmë te dhoma e pritjes së BE-së, për ta bërë anëtare të barabartë të asaj familje. Historia s’ka për ta harruar nëse ne e realizojmë dhe s’ka për të na e falur nëse ne nuk e realizojmë”, përfundoi Rama.Jo vetëm opozita por edhe qytetarët kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti. Prej më shumë se 100 ditësh nuk ndalen protestat me thirrjet për dorëheqjen e tij.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18