Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë në pyetje ish-këshilltarin e kryeministrit Kosovar, Albin Kurtit, Shkëlzen Gashin dhe shtëpia e tij është bastisur pas ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”. Gashi dyshohet për “nxitje, përçarje dhe mosdurim”. Veprimet ndaj tij u bënë publike nga aktivistit Rron Gjinovci. Ai publikoi në llogarinë e tij në “Facebook” disa foto nga bastisja pas akuzave për pasaktësi të dhënash lidhur me masakrat gjatë luftës në Kosovë më 1989-1999.

“Radio Evropa e Lirë” shkruan se: “Në vendbanimin e të dyshuarit, është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin”. Ekspozita e organizatave joqeveritare “INTEGRA” dhe “ADMOVERE” e financuar nga kuvendi u largua nga Komuna e Prishtinës. Kuvendi u distancua nga përmbajtja dhe qëndrimet: “Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura në kuadër të ekspozitës mbeten përgjegjësi e autorëve dhe organizatorëve të saj”. Ekspozita u hap në 27-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s në Serbi për t’i dhënë fund luftës më 24 mars 1999 me qëllim që ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviç të bënte armëpushim. Forcat ushtarake serbe u larguan nga Kosova pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës.

“Klan Kosova” shkruan se: “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për veprimet që ka ndërmarrë rreth hetimeve për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë. Në raportim thuhet se në banesën e Gashit është bërë kontroll me urdhër nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin. Ndaj Gashit po ndiqet një procedurë e rregullt hetimore.

Në një reagim publik politologu Enis Sulstarova shkruan: “Prokuroria e Kosovës ka detyrën të ngrejë akuza për autorët e masakrave në Kosovë, me emër e mbiemër, dhe jo të arrestojë Shkëlzen Gashin apo të kontrollojë në banesën e tij (ku veç libra do të gjejë)”.  Sipas tij “E drejta e hulumtimit dhe e botimit të hulumtimit është e garantuar me kushtetutë, sepse ka të bëjë me të drejtën e fjalës e të mendimit. Gashi ka përdorur burime publike për botimin dhe ekspozitën. Për botimin e librit dhe të ekspozitës financimet janë transparente. Nëse ka mangësi apo gabime në hulumtimin e tij, këto çështje nuk janë për prokurorinë, por për studiuesit dhe për debatin publik”.

Analisti Ermal Mulosmani shkruan se: “Bastisja e shtëpisë së një studiuesi apo ndalimi i tij nga Prokuroria, edhe kur ai shtrembëron fakte dhe jep shifra qëllimisht provokuese apo thotë të pavërteta mbi historinë e masakrave serbe në Kosovë, është veprim i tepruar, jo proporcional”.  Mulosmani vijon: “Le të supozojmë rastin më flagrant: sikur ai të ketë bërë ekspozitën me qëllim kundër interesave të Kosovës, kundër historisë së saj, kundër të vërtetave dhe në përpjekje të dukshme për të barazuar viktimën me agresorin. Edhe në këtë rast nuk duhet arrestuar as bastisur. Mjafton reagimi publik i përligjur dhe demontimi i atyre që thuhen me fakte. Nuk ka dënim më të madh. Po e burgose me akuza të tilla fillon dhe e kalon të drejtën te ai”.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7