“Paramount” ka blerë “The Free Press” tribunën e lajmeve që provokon me kritika të forta ndaj modeleve të mediave tradicionale të majta. Kjo lëvizje shoqërohet me një ripozicionim edhe të bashkëthemelueses, Bari Weiss. Ajo tashmë është kryeredaktorja e re “CBS News”.

Vlera monetare e kësaj blerjeje arrin në 150 milionë dollar. “BBC” shkruan se Weissi ishte ajo që kritikonte mediat televizive dhe më pas u bë tepër partiake. Ajo ka treguar entuziazëm pasi nënshkroi me “CBS” që drejtohet nga David Ellison, që nuk mbeti pa u komentuar nga e majta për shkak se Ellison është biri i Larry Ellisonit, miliardierit të teknologjisë dhe aleatit të presidentit amerikan, Donald Trump. Weissi ka punuar për shumë vite si redaktore në “Wall Street Journal” dhe “New York Times” nga ku u largua në vitin 2020. Shkak u bë një situatë që u ndërlikua pas publikimit të një artikulli polemik nga senatori Tom Cotton. Ai kërkoi ndërhyrje të ushtrisë në protestat për vrasjen e George Floyd. Weissi në këto rrethana dha dorëheqjen duke akuzuar kolegët për ngacmim seksual dhe theksoi se gazeta ishte thellësisht e ndikuar nga kritikët e majtë dhe “Twitteri”.

Në themel të “The Free Press” që e krijoi me të motrën dhe Nellie Bowles, ishin parimet dhe idealet që dikur qëndronin sipas saj në thelb të gazetarisë ameikane si: ndërshmëria, këmbëngulja dhe pavarësia e fortë. Në fillim e pagëzuan median e tyre me emrin “Common Sense”. Konturi i “The Free Press” u plotësua me podcaste dhe ngjarje live dhe trajtimin e temave delikate si përkatësia gjinore, bllokimi gjatë Covid -19 e shumë pikave që kërkonin një hapësirë të ekuilibruar. Krahas spektrit të temave sociale Weissi u pozicionua edhe në politikë ndërkombëtare, ku doli hapur pro Izraelit dhe dënoi sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023 e intesifikimit të mëtejshëm e përshkallëzimit në Gaza. “BBC” citon David Ellisonin, i cili është shprehur se emërimi i Weiss-it është përpjekje për modernizim të përmbajtjes së “Paramount”-it dhe që “CBS”-ja të bëhet shtëpia e amerikanëve që duan lajme të balancuara dhe të bazuara në fakte. Pas emërimit Weissi ka shkruar se ata po dyfishojnë përpjekjet se besojnë në gazetari, se kanë guxim, se e duan atë vend dhe se e kuptojnë se Amerika nuk mund të lulëzojë pa fakte të përbashkëta, pa të vërteta të përbashkëta.

Bari Weiss ka nisur të botojë shkrimet e saj në “Tablet” ku u punësua si redaktore, një media online mbi jetën hebraike. Weissi kaloi të paktën 4 vite në “The Wall Street” ku ishte redaktore e opinioneve dhe rishikimeve të librave, nga ku u largua për shkak të rezistencës që hasi për shkrimet politike që shiheshin si anti-Trump. Në një biografi të publikuar nga “The Times of Israel” Weissi thuhet se ajo konsiderohej si një “centriste radikale”. Në një fjalim që kishte mbajtur kohë më parë në TEDD kishte pohuar se kishte votuar kandidatin Mitt Romney në 2012 dhe në 2016 dhe 2020 për Hillary Clinton dhe Joe Biden.  Ajo vetë e ka quajtur veten si një person që bëri një kalim të vështirë dhe paksa kontradiktor, nga njeriu më progresist në “The Wall Street Journal” te një profil i djathtë në “New York Times”.

Me një intuitë profesionale gazetarja ka zbuluar një prej skandaleve të “Twitter”-it. E ftuar mes një grupi profesionistësh nga Elon Musku, në “Twitter”,  ajo zbardhi materiale për censurën në media ku më pas u vërtetua se kishte censurë platformë dhe se si kompanitë private mund të ndikojnë në diskursin politik. Weissi në botimin e librit të saj “How to fight antisemitizëm” e konsideron si rast studimor masakrën e ndodhur në sinagogën “Tree of Life” në Pittsburgh në vitin 2018. Ndjeshmëria e saj ndaj kësaj sinagoge është e lartë pasi ajo aty ka festuar edhe procesin e “bat mirzvah-ut, si një fazë rritjeje dhe pranimit të fesë. Në sulmin për të cilin shkruan në libër numërohen të paktën 15 persona që janë vrarë duke u lutur. “CBS News” është një tjetër fazë profesionale e Weissit, e cila është produkt i pavarur në opinionbërje mediatike.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10