
Bari Weiss i ka befasuar drejtuesit e lartë të “60 Minutes” kur bëri një pyetje provokuese: Pse mendoni se vendi ju sheh si të njëanshëm?” -raportoi “The New York Times”, duke cituar tre persona që morën pjesë në takimin e zhvilluar në Midtown Manhattan. Sipas gazetës, pyetja u prit me “befasi dhe siklet”. Pyetja erdhi dy javë pasi Weiss-i mori marrë detyrën si redaktore e përgjithshme dhe nxorri në pah trazirat e brendshme në revistën e lajmeve më të ndjekur në vend, ndërsa qindra punonjës të “CBS News” po vlerësojnë stilin jokonvencional të shefes së tyre të re.
Weiss, 41 vjeç, nuk ka punuar kurrë në televizion. Themeluesja polimiste e “The Free Press” një platformë digjitale që u ble këtë muaj nga kompania mëmë e “CBS-t”, “Paramount Skydance”, për rreth 150 milionë dollarë, është ngarkuar nga pronari miliarder David Ellison me detyrën për ta bërë rrjetin “rigoroz” dhe “të bazuar në fakte.” Sipas “The New York Times”, Weiss tashmë i ka irrituar drejtuesit e”” CBS-së duke u ankuar për një valë rrjedhjesh të brendshme informacioni dhe duke nxitur menaxherët të identifikojnë personat që po i nxjerrin këto informacione. Ajo gjithashtu u tha punonjësve më 9 tetor, që të jenë “më agresivë” në sigurimin e figurave të rëndësishme duke njoftuar se vetë ajo kishte siguruar tre ish-sekretarë shteti për një edicion special mbi marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme. Vetëm Hillary Rodham Clinton mori pjesë; Antony Blinken dhe Mike Pompeo nuk u paraqitën.

Në imazhin më sipër shihen korrespondentët e “60 Minutes” (nga e majta): Sharyn Alfonsi, L. Jon Wertheim, Bill Whitaker, Lesley Stahl, Scott Pelley, Cecilia Vega dhe Anderson Cooper. Ish-producenti ekzekutiv Bill Owens ndodhet në skajin e djathtë. (“CBS” përmes Getty Images)
Sipas “The New York Times”, Weiss gjithashtu arriti të siguronte një intervistë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe i shtyu producentët e “60 Minutes” që të siguronin për transmetimin e së dielës aleatët e presidentit Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff. Qasja e saj e drejtpërdrejtë ka tronditur redaksinë, e cila zakonisht mban drejtuesit e lartë larg procesit të sigurimit të të ftuarve, sipas “The Times”. “S’më pëlqen të humbas, më pëlqen të fitoj,” -u tha Weiss producentëve gjatë javës së saj të parë në detyrë, sipas raportit. Brenda “CBS-së”, pyetja e hapur e Weiss-it drejtuar stafit të “60 Minutes” ra në një ambient tashmë të tensionuar. Siç ka raportuar “The Post”, punonjësit e kanë përshkruar rrjetin si një “ferr me gjarpërinj”, ku producentët e brezit të vjetër i rezistojnë ndryshimit dhe “forcat e fshehta brenda “CBS News” do të përpiqen ta shkatërrojnë Weiss-in përmes rrjedhjeve të brendshme.” Vetëm disa ditë pasi Weiss filloi detyrën, ajo u përball me revoltën e saj të parë të brendshme.

Komunikimi midis Weiss dhe stafit të “60 Minutes” u karakterizua nga “befasi dhe siklet i thellë”, sipas raportit. Javën e kaluar, “Writers Guild of America East”, që përfaqëson gazetarët e “CBS-së”, i tha anëtarëve të saj të injoronin memorandumin e Weiss-it që kërkonte përshkrime të detyrave të tyre të përditshme dhe të punës së fundit. Javët e para të Weiss-it janë karakterizuar nga trazira dhe ndryshime stafi. Claudia Milne, kreu i standardeve dhe praktikave, e akuzuar prej kohësh brenda redaksisë për promovimin e politikave editoriale “woke” u largua, duke qenë ekzekutivja e parë e lartë që doli nga pozita nën drejtimin e Weiss. Trump e lavdëroi publikisht Ellison dhe Weiss, duke i thënë “CNN-it” se pret që “CBS” të jetë “më e drejtë” nën udhëheqjen e tyre. “Do ta rikthejnë në lavdinë e mëparshme,” -tha Trump gjatë një konference për shtyp në bord të “Air Force One”. Ellison, i cili mbylli këtë verë me 8.4 miliardë dollarësh të “Paramount” dhe “Skydance”, ka premtuar të “rikthejë balancën” në “CBS News” dhe të qetësojë rregullatorët që e vlerësuan rrjetin si me prirje liberale. Sipas “The New York Times”, Weiss tashmë i ka irrituar drejtuesit e CBS-së duke u ankuar për një valë rrjedhjesh të brendshme informacioni dhe duke “nxitur menaxherët të identifikojnë personat që po i nxjerrin këto informacione.”

Në një memorandum për punonjësit, ai tha se Weiss do të ndiqte “raportim rigoroz, të bazuar në fakte dhe një përkushtim të palodhshëm për të amplifikuar zërat nga të gjitha anët e spektrit.” Ardhja e Weiss-it ka riformësuar tashmë mbulimin e lajmeve. Fillimisht këtë muaj, “The Post” raportoi se ajo ishte “e zëshme” në takimet editoriale të ‘CBS News mbi armëpushimin Izrael-Hamas, duke shtyrë producentët të siguronin intervistat me Kushner dhe Witkoff, arkitektët e planit të paqes së Trumpit. “Kjo është hera e parë që Bari u përfshi vërtetë,” -i tha një person gazetës “The Post” që kërkoi koment për këtë nga “CBS News”.
Ky shkrim i “New York Post” u përkthye dhe u përshtat nga “Gogo.al”


