Së fundmi, në spitalin Onkologjik të QSUT-së janë bërë disa përmirësime, vendosja e poltronëve të rinj për terapinë ditore dhe rikonstruksioni i dy ambienteve ku kryhet kimioterapia. Investimi, sipas Osman Stafës, kap vlerën rreth 75 mijë euro për 30 poltronë dhe dy dhoma, por jo nga buxheti i shtetit shqiptar. Ndërhyrja është realizuar nga Fondacioni Mane, pra nga një donator privat.

Çfarë janë realisht donacionet dhe sponsorizimet sipas ligjit?

Në Shqipëri, ligji bën një ndarje të qartë mes donacionit dhe sponsorizimit, ndarje që shpesh nuk sqarohet në komunikimin publik. Donacionet e thjeshta, pra dhurimi i parave, mallrave apo shërbimeve pa kundërshpërblim, nuk njihen në përgjithësi si shpenzime të zbritshme nga tatimi mbi fitimin për bizneset. Sipas Ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, këto shpenzime konsiderohen zakonisht jo të zbritshme, përveç rasteve të veçanta të përcaktuara me akte nënligjore (si fatkeqësitë natyrore).

Ndryshe nga donacionet, sponsorizimet njihen nga ligji dhe sjellin lehtësime tatimore. Sipas Ligjit nr. 7892/1994 “Për Sponsorizimin” (i ndryshuar). Një raporti i Philea – Legal Environment for Philanthropy in Europe përmend se ligji shqiptar njeh vetëm sponsorizimet si shpenzime të zbritshme për bizneset dhe s’ka lehtësira për individët.

Sipas një raporti të Monitor.al bizneset mund të zbresin nga baza e tatimit mbi fitimin, deri në 3% të fitimit para tatimit për sponsorizime të përgjithshme, deri në 5% të fitimit para tatimit për sponsorizime në fushën e artit, kulturës, botimeve shkencore dhe sportit. Këto sponsorizime duhet të jenë, të dokumentuara me kontratë, të deklaruara në organet tatimore, të realizuara për aktivitete të lejuara nga ligji. Në praktikë, fondacionet e krijuara nga grupe të mëdha biznesi shërbejnë shpesh si ndërmjetës për këto sponsorizime, duke i strukturuar kontributet në mënyrë të ligjshme dhe fiskalisht të favorshme.

A ka përfitime për fondacionet dhe bizneset pas donacioneve?

Ligjërisht, fondacionet jofitimprurëse nuk paguajnë tatim mbi fitimin për aktivitetet e tyre jofitimprurëse, por sponsorizimet dhe kontributet e biznesit në organizata jofitimprurëse jo vetëm që u mundësojnë kompanive të përfitojnë lehtësira tatimore, por shërbejnë edhe për të forcuar reputacionin dhe ndikimin publik, duke mbushur boshllëqe që ndonjëherë shteti nuk arrin t’i mbulojë

Edhe pse donacionet për spitalet në Shqipëri, si ai Onkologjik, shpesh paraqiten publikisht si akte të pastër solidariteti, një analizë më e thellë tregon se ato mund të jenë pjesë e një strategie më të gjerë të filantropisë korporative. Studimet e Harvard Business School tregojnë se kompanitë përdorin donacionet jo vetëm për të ndihmuar shoqërinë, por edhe për të krijuar vlerë të përbashkët, ato fuqizojnë imazhin publik, rrisin reputacionin, dhe përfitojnë nga avantazhet fiskale, duke i kthyer kontributet e tyre në shpenzime të zbritshme tatimore. Në Shqipëri, kjo i lejon kompanitë të shfaqen si aktorë shpëtimtarë, duke mbushur boshllëqet që do të duhej të mbuloheshin nga shteti. Sipas Porter & Kramer, përfitimet e tilla nuk e bëjnë ndihmën të paligjshme, por e vendosin atë në një kontekst të përfitimit të dyanshëm, ku altruizmi shoqërohet me interes strategjik dhe financiar për vetë donatorin.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14