Shqiptarët nuk rrinë më shumë se 1 orë para televizorit për të ndjekur programet. Audienca nuk është më e fokusuar te aparati i televizorit si forma tradicionale e ndjekjes së programeve. Gjatë një ankete, pyetjes se sa shpesh shohin programe televizive në ditë, 45.8% e pjesëmarrësve janë përgjigjur se nuk shpenzojnë më shumë se 1 orë. Një grup prej 32.1 % u shpreh se sheh nga 1-3 orë në ditë duke u parë si përzgjedhës të formateve televizive më të shkurtra ose mund të përdorin televizionin si një mundësi për të shikuar lajme dhe shfaqje të tjera jo me minutazh të gjatë. Një përqindje shumë e vogël prej 5.9 % sheh 3-5 orë, ndërsa 2 % kalojnë më shumë se 5 orë duke parë televizion në ditë si një grup individësh që mund të jenë të interesuar për programe më të gjata ose më të detajuara.

Krahas shifrave që tregojnë për interesin që kanë ndaj televizorit, një kategori e konsiderueshme është ajo që përfaqëson 14.3 % të cilët nuk shohin fare televizion e cila mund të interpretohet si një zhvendosje e interesit te platformat digjitale apo mediet sociale. Ekziston edhe një tregues tjetër ku (9.8%) e të anketuarve janë shprehur se nuk i ndjek askund materialet e prodhurara, që tregon mundësinë e angazhimit me aktivitete të tjera ose nuk ka interes për televizionin në tërësi. Nga shqyrtimi i të dhënave del qartë se audiencat preferojnë t’i shohin përmbajtjet televizive në rrjete sociale e jo në aparatin e televizorit. Audiencat shohin 1-3 orë (29.3%), më pak se 1 orë (52.5%), nuk i ndjekin fare 12% dhe përqindjet më të vogla janë 3-5 orë 4,6% dhe më shumë se 5 orë (1.7%).

Sa të vetëdijshme janë audiencat për kohën e kaluar duke konsumuar përmbajtje televizive? Në studimin e Gogo.al i mbështetur nga AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizuale), titulluar: “Roli dhe ndikimi i medias audiovizive në mbrojtjen e shëndetit mendor”, ku janë përgjigjur 769 persona vihet re se shumica e shqiptarëve nuk shqetësohen për kohën që kalojnë duke parë televizor, krahasuar me angazhimet në aktivitete të tjera. 62.7% shqetësohen se merren më pak me sport, dalin më pak me miqtë apo edhe impenjime te tjera, po qëndrojnë më gjatë para TV-së, por një pjesë tjetër e ka këtë shqetësim. Rreth 25.6 % thonë “Po” dhe 11.7 % shprehen të pasigurtë. Në një përllogaritje, nëse i bashkojmë dy kategoritë e fundit kuptohet se janë të vetëdijshëm se mund ta kishin kaluar ndryshe kohën ose kanë dilema.

Audienca shqiptare kërkon programe argëtuese si në formatin e “Netflixit” ku është mundësia për të zgjedhur sipas dëshirës. Për nga preferenca në krye të listës janë programet argëtuese që ndiqen nga 23.3 %, pjesa tjetër sheh lajmet 19.4 %, reality showt preferohen nga 17.4%. Në një diferencë të madhe në përqindje të vogël janë programet edukative (9.4%), politiket (8.5%), programet sportive (6.8%), filmat (0.7%), telenovelat (0.3%) dhe në fund përgjigjja “asnjë” ka ardhur nga (0.3%) e cila nuk veçon asnjë program.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10