Nga Ylli Manjani

Projektkodi i ri penal propozon rikthimin e dënimit të shqiptarëve për tradhti ndaj atdheut.  Në vitin 1995 e hoqëm nga Kodi Penal këtë vepër që ishte më parë në kodin e qeverisë komuniste.

E hoqëm nga lista e veprave penale me një arsyetim të thjeshtë: të heqim ndëshkueshmërinë me natyrë politike të shqiptarëve.

Sot propozohet të rikthehet në listën e stërgjatë të veprave penale. 

E di që snobët ndërkombëtaristë janë të gatshëm të na listojnë një numër shtetesh të NATO-s që u ka mbetë ai nen në kodet e tyre penale.  Por do t’u lutesha për një moment të mos na bëjnë majmunin ndërkombëtar dhe, së bashku me atë listë të na tregojnë se sa është zbatuar ky nen në ato vende, në 100 vitet e fundit?

Kush më shumë se shteti shqiptar i 80 viteve të fundit ka dënuar shtetasit e vet për tradhti ndaj atdheut?

Gjejini këto statistika njëherë pastaj bëni majmunin.

Tani, të arsyetojmë pak për shoqërinë tonë, shqiptarët tanë dhe marrëdhënien e tyre me atdheun. Me dhéun e atit/babës.

A mund të flitet më për tradhti ndaj atdheut kur:

1. Gjysma e popullsisë ka vendosur (për arsye të njohura) ta braktisë atdheun? D.m.th kanë braktisur tokën (dhéun) e babës, shtëpitë e tyre e madhe edhe baballarët e tyre?!

2. Kemi masivisht shqiptarë mbajtës edhe të një shtetësie tjetër, nga ku kanë detyrime edhe për shtetin tjetër?!

3. Kemi zyrtarë shteti që krenohen hapur se janë amerikanë, anglezë, italianë  etj. dhe, se paguhen nga agjencitë e tyre sekrete?!  P.sh këta të drejtësisë së re që punojnë hapur për Amerikën, çfarë janë në raport me at’dheun e tyre që i paguan për t’u shërbyer shqiptarëve?!

4. Kemi vendimarrje publike që dhéun e atit ia vëmë në dispozicion cilitdo përveç se të birit trashëgimtar?!

A mund të flitet për tradhti ndaj atdheut në këto kushte pra?

A mund të flitet për tradhëti ndaj atdheut kur tradhtia ndaj tij është normë sjellje?! A ndalohet tradhtia ndaj atdheut kur të gjithë e braktisim atë për arsye krejt bazike?

Do ta kuptoja disi këtë nen në kohë lufte ku kërkohet rrjeshtim në llogore. Por në kohë paqe, rreziku është që tradhëtarët e vetëm të jenë ata që braktisin llogoren politike ose llaxoren publike.

Se ne e kemi edhe atë shprehjen “kush nuk e bën shurrën me shokët, është o spiun o tradhtar”…

Shikojeni pra sa kollaj shpallesh tradhtar në këtë vend të mbushur me tradhti e tradhtarë. Për një privatësisi në bërje shurre të shpallin tradhtar. Imagjino më shumë…

Shoqëria jonë e mbushur me tradhtarë nuk e ndalon dot tradhtinë me kod penal.

Po këtë gjë vetëm projektkodi i ri nuk e di…

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10