Edhe këtë vit, në përvjetorin e 21 Janarit, rrjetet sociale u mbushën sërish me mesazhe përkujtimore, homazhe simbolike dhe thirrje për drejtësi në vendin ku 15 vite më parë u vranë katër protestues. Fjalët janë pothuajse të njëjta, figurat publike po ashtu, ndërsa drejtësia vazhdon të mbetet peng i vonesave dhe mosveprimit. Për 15 vjet me radhë, shqiptarët kanë dëgjuar të njëjtat premtime, kanë parë të njëjtat qirinj të ndezur dhe kanë lexuar të njëjtat postime, por pa parë një ndryshim real që do t’i jepte fund plagës së hapur të 21 Janarit. Tragjedia përkujtohet, por llogaridhënia mungon, duke e kthyer këtë datë në një ritual të përsëritur më shumë se në një moment reflektimi dhe drejtësie të vërtetë.

Në këtë 15-vjetor, reagimet e figurave politike nuk munguan. Kryeministri Edi Rama e cilësoi 21 Janarin si “një krim shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare”, duke theksuar se katër viktimat ende nuk prehen në paqe dhe se drejtësia, ndonëse e vonuar, nuk duhet të harrojë. Ai përsëriti bindjen se drejtësia, sado të vonojë, do të vijë.

Në të njëjtën linjë përkujtimore, Blendi Gonxhe theksoi se shqiptarët dhe familjet e të rënëve të 21 Janarit kërkojnë drejtësi, duke nënvizuar se plagët e asaj dite mbeten ende të hapura.

Ndërkohë, Taulant Balla iu referua vendimit të Gjykatës së Lartë dhe atij të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se hetimet nuk janë shtrirë kurrë përtej nivelit ekzekutues të krimit dhe se nuk është ballafaquar përgjegjësia e nivelit më të lartë drejtues shtetëror, përfshirë kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të kohës.

Edhe Erion Brace përkujtoi 21 Janarin duke theksuar se, edhe pas 15 vitesh, drejtësia nuk ka ardhur dhe katër viktimat mbeten të paarritura nga ligji, asnjë përgjegjës nuk është ndëshkuar, dhe padrejtësia vazhdon të rëndojë mbi popullin.

Në këtë 15-vjetor, Kryeministri Edi Rama vendosi të mbajë edhe një fjalim përkujtimor, duke akuzuar edhe këtë vit si çdo vit tjetër paraardhësin e tij Sali Berisha për përgjegjësinë në 21 Janar. Ai theksoi se protestuesit pa armë u qëlluan me mijëra fishekë, katër u vranë nga një urdhër kriminal, dhe drejtësia, edhe pas 15 vitesh, mbetet e pazbatuar.

Reagime këto që edhe këtë vit, rikthejnë në vëmendje të njëjtën pyetje të pambyllur prej 15 vitesh, pse drejtësia për 21 Janarin ende nuk ka folur me zë të plotë.

Dhe me të drejtë Adrian Thano shkruan në gazetën “Dita” sot:

Çfarë bëri Edi Rama pas 21 Janarit?

Më 21 Janar, Edi Rama ishte në anën e protestës. Ishte zëri politik i saj. Në atë moment, ai përfaqësonte shpresën se korrupsioni i videos së Metës do të ndëshkohej dhe se shteti do të detyrohej të mbante përgjegjësi.

Por çfarë ndodhi më pas? Ai që ndërtoi një pjesë të pushtetit të tij mbi 21 Janarin, zgjodhi të qeverisë pikërisht me Ilir Metën. Me figurën që simbolikisht dhe politikisht lidhej me shkakun e asaj proteste. Videoja që ndezi zemërimin qytetar u kthye në monedhë pazari politik.

Kështu, protesta humbi edhe mbështetjen e fundit morale që kishte. Berisha e vrau, Rama e zbrazi nga kuptimi.

Kjo ishte thyerja e parë e besimit. Nuk u ndal aty. Me kalimin e viteve zhgënjimi u thellua, u bë sistemik. Korrupsioni nuk u ndëshkua, u zgjerua, u institucionalizua. Erdhëm në pikën që 700 mijë eurot e videos së 21 janarit sot janë më pak se shishet e verës në kantinën e shoqit.

Ish-kryeopozitari sot kryeministër kërkon “durim” dmth mandate të tjerë nga i njëjti popull shpresë-vjedhur të cilin ish-kryeministri sot kryeopozitar e kërkon në shesh.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7