Pas arrestimi të tij, të datës 10 shkurt Veliaj ka reaguar herë pas here në profilin e tij, duke hedhur poshtë akuzat për të cilat është në masën e “arrestit me burg”. Pas reagimeve të shumta dhe shënjestrimit të prokurorit të çështjes Ols Dado, Veliaj postoi dhe një transkpit të shkëputur nga seanca gjyqsore, ku sipas tij prokurori kishte përdorur gjuhë fyese, duke e quajtur Veliajn “ndyrësirë”. Kjo narrativë nuk rezultoi shumë e sukseshme për Veliajn pasi, pas publikimit të plotë të audios, gjuha fyese e prokurorit nuk rezultonte. (Për më shumë lexo KËTU.)

Ditën e djeshme nga një intervistë e shkruar për emisionin “Top Story” shihej që Veliaj nuk kishte asnjë argumentim të ri, nga ato që ka thënë më parë. I pyetur pse ka pritur këtë moment për të akuzuar prokurorin Ols Dado dhe për të reaguar vetëm në sallë gjyqi, ku sipas tij ishte në dijeni për një konflikt interesi mes tyre, Veliaj është përgjigjur se në ditën e gjyqit kanë nisur dhe hetimet absurde sipas tij nga Dado.

“Dita e gjyqit ishte edhe dita e fillimit të hetimeve, absurde apo jo? Pra, gjer në atë ditë, prokurori shpenzoi një vit e gjysmë duke bërë “ca verifikime”; pra, një hile për të bërë hetim për Nesti Angonin – që nuk ekziston – pa e regjistruar kurrë emrin në regjistër.”

“Pas 3 ditëve në izolim total, mundësia e parë për t’u përballur me prokurorin-ndërtues si person nën hetim qe dita e gjyqit. Leja e tij e ndërtimit është fakt dhe debatet për lejen i pranoi edhe vetë. Eshtë konflikt i pastër interesi dhe ia thashë me rastin më të parë që m’u dha, në mes të klithmave histerike “ndyrësirë… gënjeshtar patologjik… do të ta tregoj unë ty… do ta bëj edhe këtë surprizë” etj. etj.”– tha Veliaj.

Ndërsa akuzon dhe Berishën që ka lidhje me prokurorin. “Si e shpjegon, Grida, që Saliu, pasi poqi 26 vetë në Gërdec, vrau me plumba në mish 4 njerëz me duar në xhepa e që s’ka kërkuar falje për krime monstruoze, i kërkon falje dhe fshiu postimin për Ols Dadon dy ditë përpara se Olsi t’i dorëzonte kokën time? Mos u bëni naivë e të mos i fyejmë inteligjencën njëri-tjetrit. Kishte 500 ditë me Nesti Angonin, zgjodhi fillimin e fushatës! Pra, pas akuzave dhe më pas ndjesës së Saliut, Olsi vendosi të kalojë nga kostumet e tij, te fustanet e bashkëshortes sime! Please Sherlock!”– përgjigjet Veliaj.

Më pas ai është pyetur në lidhje me akuzat për drejtësinë apo prokurorët teksa më herët i ka konsideruar edhe si kolegë. Ndërsa shprehet se nuk po godet SPAK-un por sipas Veliajt, nuk ka pyll pa derra por sipas tij po i bëhet një hetim i pabarabartë. Ai shpjegon se nuk i lejohet të takohet me askënd. “Unë jam në burg, Grida, djalit s’i kemi thënë ende. Jemi në situatë komplet të pabarabartë: Unë në burg, ku as takoj njeri, as informohem dot. Sot as krerët e kulteve, as deputetët, as dy senatorë italianë, as nënkryetarët e Bashkisë, as anëtarët e Këshillit Bashkiak, e askush tjetër nuk lejohet.“

“I jap gjithë mbështetjen Drejtësisë, por nëse e duam vërtet, duhet t’ia themi kur ka një masë tumorale në formën-gjuhën-dëftesën-hilen e Ols Dados, që trupi i shëndoshë të mos gangrenizohet nga kati shtesë i kollovarit pa letra në pisllëkun që e emëroi në 2008.”– tha Veliaj.

Më pas Veliaj ka sqaruar dhe akuzat ndaj bashkëshortes së tij dhe shifrave që sipas dosjes së SPAK-ut rezultojnë të shpenzuara nga Ajola Xoxa. Veliaj ka rrëzuar shumën për të cilën flitet dhe deklaroi se janë shpenzuar prej të ardhurave të saj vetëm 50,000 lekë në muaj nga karta e saj personale, në total 7 milion lekë.


Ka shpenzuar prej të ardhurave të saj vetëm 50,000 lekë në muaj nga karta e saj personale, në total 7 milion lekë të reja në rreth një dekadë.Të mbledhësh gjithë bilancet vjetore të 7-8 enteve që merren me teatro, skenografi, videoklipe, opereta, mjuzikalë, sfilata mode, photo shooting, dhe garderobat skenike në 17 vite t’i trajtosh si personale në një ditë, është ligësi e misogjeni. Janë të gjitha të deklaruara nga secili ent, me taksa, dogana e tvsh në rreth dy dekada.”– përgjigjet Veliaj.

Ndëra në fund foli dhe për mbledhjen e PS-së në shesh të organizuat nga Rama. Teksa u shpreh se është ndjerë krenar dhe sipas tij ky është një vlerësim i madh nga Rama. “Unë nuk e di a mund të ketë një vlerësim më të madh se sa ai që Kryeministri i vendit të kujdeset për vijimin e punëve të pasionit e dashurisë së madhe të jetës sime, Tiranës.”

Gjithashtu Veliaj ju përgjigj dhe një akuze që erdhi së fundmi nga opozita, pasi akuzuan se po largohen dokumente nga arkiva e Bashkisë.


“Prej disa vitesh parkohet në lulishten para bashkisë një hermafrodit nga PD-ja, një si biçim gjys-burrë/gjys-grua, një si tip Ols Dado, por me flokë, njëfarë Kalaje e rrënuar nga hordhitë imagjinare, që kamionin i cili shkon çdo javë në Arkivën Qendrore e sheh si kuti votimi që varros PD-në ende pa nisur fushata, dhe që tymin e kaldajës së sapondezur e merr si tymi i Vatikanit.”– ka përfunduar Veliaj.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11