
Kuvendi i ri nisi me bllokim foltoreja edhe pse seanca u hap me mesazhin e Vasil Llajos për bashkëpunim mes palëve dhe planet për integrim si një mision jopartiak, por kombëtar. Kjo nuk mjaftoi për opozitën që zgjodhi protestën kundër kuvendit të ri. Pas miratimit të komisionit të Verifikimit të Mandateve, deputetët e PD-së kanë rrethuar foltoren, mes tyre edhe kreu Sali Berisha. Gjatë tensioneve Gazmend Bardhi i ka prishur mikrofonin Taulant Ballës i cili po lexonte 6 propozimet për përbërjen e komisionit të Verifikimit të Mandateve, po ashtu u kanë dëmtuar kartonët e votimit të majtëve. Berisha jashtë ambienteve të kuvendit tha se kuvendi ka rënë dje. “E nisi që dje në Asamble duke shkelmuar rregulloren. Asnjë komision nuk ndryshohet pa u ndryshuar Rregullorja. Morali i tij është vetëm droga,” -u shpreh Berisha.

Berisha ka komentuar edhe emrin e Niko Peleshit në krye të parlamentit, duke e bërë të qartë që nuk do e votojë. Nuk kanë munguar batutat e Ramës pas përplasjeve në kuvend. Në një postim në “X” ai komenton bisedën e që ka patur me Diellën, ministren e tij nga Inteligjenca Artificiale. Rama shkruan: “Si i bëhet e pyeta”, shkroi Rama, ndërsa shtoi se Diella iu përgjigj: “Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon, humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra”. Berisha e ka ironizuar dje propozimin për Diellën duke shkruajtur në Facebook: “Diella mori tenderat në dorë! Fitore! Të gjitha paratë Ramaduros! Lubia mbetet me lugë bosh!”. Gazmend Bardhi e thellon edhe më situatën duke hedhur dyshime të lidhjes mes Diellës dhe bashkeshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Ramës. Ai shkruan në rrjete sociale: “Edi Rama paska komunikuar me ‘Diellën’, pseudonimi i ri i Linda Ramës, e cila për shkak të eksperiencës që ka me teknologjinë e informacionit, posaçërisht me tenderat e AKSHI-it, është shpallur Ministre virtuale”.

Jashtë kuvendit…
Deputetja e re Sara Mile ka mbajtur një shall të bardhë ku me shkronja të zeza ishin shkruar të gjitha akuzat e bëra në emër të saj nga opozita dhe baltën e hedhur mbi të. “Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohë dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur të shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha ajo. Opozita ka akuzuar Milën se ajo është produkt i bandës së Suel Çelës në zgjedhjet e Elbasani.Jashtë kuvendit…Deputetja e re Sara Mile ka mbajtur një shall të bardhë ku me shkronja të zeza ishin shkruar të gjitha akuzat e bëra në emër të saj nga opozita dhe baltën e hedhur mbi të. “Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohë dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur të shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha ajo. Opozita ka akuzuar Milën se ajo është produkt i bandës së Suel Çelës në zgjedhjet e Elbasani.
Jo pak e komentuar është edhe Ana Dajko nga “Shqipëria bëhet”. Zërave që qarkullojnë për lidhjet e saj me shtetin grek, Dajko iu përgjigj duke thënë: “Jam shqiptare dhe kam të drejtë si shtetase shqiptare që të mendoj. Unë do punoj për këta djem dhe vajza të rinj që punuan dhe vazhdojnë punën e tyre për të në këto katër vite. Fjala ime do të jetë shprehje për suksesin e të gjithë partisë”, tha ajo ndërsa nga emocionet ka ngatërruar 65 mijë vota me 65 mijë mandate e mës e ka korrigjuar.

Jo pak e komentuar është edhe Ana Dajko nga “Shqipëria bëhet”. Zërave që qarkullojnë për lidhjet e saj me shtetin grek, Dajko iu përgjigj duke thënë: “Jam shqiptare dhe kam të drejtë si shtetase shqiptare që të mendoj. Unë do punoj për këta djem dhe vajza të rinj që punuan dhe vazhdojnë punën e tyre për të në këto katër vite. Fjala ime do të jetë shprehje për suksesin e të gjithë partisë”, tha ajo ndërsa nga emocionet ka ngatërruar 65 mijë vota me 65 mijë mandate e mës e ka korrigjuar. Dajko është nga Saranda. Ajo nuk është marrë asnjëherë më parë me politikë, ndërsa tani është e vetmja përfaqësuese e “Shqipëria bëhet” në kuvend.

Fotot sa mijëra fjalë
Nga gëzimi i Zegjine Çaushit, flokët e prera të Marjana Koçekut e qetësia e Klodiana Çapjas, shija në të veshur me këmishë të bardhë e Iris Luarasit, apo edhe prania e Arjan Ndojit për herë të parë si deputetë, nuk i ka shpëtuar aparatit fotografik.











Seanca e kuvendit do rifillojë punimet në orën 17:00 dukë shënuar kështu rikthimin me kohë të plotë në jetën parlamentare e politikë pas një vere e cila qëndroi në mes zgjedhjeve të 11 majit, aksioneve të qeverisë dhe nisjes së legjislaturës e cila ka përpara shumë për të bërë.


