Kryeministri Edi Rama në nisje të Asamblesë së PS-së ka larguar Benet Becin nga drejtimi politik i PS-së në Shkodër duke e zëvendësuar me Enea Karakaçin, ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako nuk do jetë më në drejtimin e qarkut të Durrësit, por do zëvendësohet nga Blendi Klosi. Tirana nuk do drejtohet më nga Elisa Spiropali, por Taulant Balla vjen në këtë post në PS. Spiropali do mbulojë zonat periferike si Zall Herrin dhe Farkën. Eduart Shalsi është caktuar në zonën 11 në Tiranë dhe në vendin e tij, qarkun e Kukësit do e drejtojë Erion Malaj. Pas vendimeve të Asamblesë, Ogerta Manastirliu drejton PS për Bashkinë e Tiranës, Ermal Nufi, Lezhën, Ulsi Manja në krye të Dibrës, Arbian Mazniku Elbasanin, në Fier e pandryshuar, Belinda Balluku, Niko Peleshi për Korçën, në Gjirokastër drejtojn Mirela Kumbaro, Beratin, Ervin Demo dhe Vlora nga Bledi Çuçi.

Me dy standarte për drejtësinë, sot ai u shpreh për mbështetje që qeveria I ka dhënë drejtësisë dhe se: “falë tyre është pavarësuar”,-tha kreu i qeverisë duke vijuar: “Ne kemi bërë atë që nuk e ka bërë askush dhe që nuk ka marrë guximin ta parafytyrojë përpara se ne të bënim. Kemi hapur një shteg historik për drejtësinë dhe e kemi hapur duke u tërhequr plotësisht nga territori i pushtetit gjyqësor.

Rama i cili shprehu pakënaqësi për çështjen e kompetencave lidhur me shkarkimin e Ballukut nga gjykata, sot tha: “Me fakte askush nuk mund të tregojë se ku lidhet dhe si lidhet pushteti ekzekutiv së bashku me legjislativin si shprehje me të gjithë proceset e brendshme që kanë të bëjnë me promovimet, inspektimet, shkarkimet. Ne nuk kemi asnjë pushtet me kapacitetin për të ndërhyrë në këtë zinxhiri. Faktikisht sot mund të thuhet gjithçka dhe thuhet për çdo gjë, por askush nuk mund të japë fakte për mungesën e pavarësisë së drejtësisë.

Sipas tij nuk mjafton që organet e drejtësisë të jenë të pavarura: “Sot drejtësia është e pavarur dhe kjo është pak, se një drejtësi e pavarur nuk është mjaftueshëm për të garantuar drejtësi funksionale dhe shtet të së drejtës sepse duhet të jetë e paanshme dhe profesionale dhe në këtu ka shumë për të bërë. Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë që për 100 e kusur vite as e lir dhe as e pavarur”.

Sipërmarrjet e vogla e të mesme do marrim mbështetje nga shteti. “Një nismë e re “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, për t’i dhënë shqiptarëve që kanë ngritur ndërmarrje në territor dhe që tani janë gati të shkojnë më tutje por u mungojnë instrumenti financiar, mundësinë që t’i financojnë këto ndërmarrje, t’i rrisin këto ndërmarrje”, sqaron Rama duke shtuar me ironi për opozitën: “Je shqiptar që jeton jashtë dhe ke në fshat një tokë, eja dhe mos dëgjo pallavrat e tenxhereve që thonë se paketa e maleve është bërë për t’i dhënë tokat oligarkëve, në Shqipëri. S’ka oligarkë, e përdorin ata që janë larë nga trutë me fjalën kulak dje për t’u dukur modernë e quajnë oligark atë që ishte kulak”.

Po sot Rama ka vënë theksin te Paketa e Maleve. Ai u vuri kusht krerëve të bashkive që duan të rikandidojnë duke thënë se për rikandidim duhet të sigurojnë 10 kontrata në kuadër të Paketës së Maleve apo dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. “Paketa e maleve është për ata që kanë tokat e gjyshit. Ne po vazhdojmë të fuqizojmë Emergjencat Civile. Ne nuk duam atë që ata na akuzojnë, por duam që shteti të bëhet partner”, tha kryeministri duke paralajmëruar edhe masa për çmimin e naftës dhe ngritej sërish të Bordit të Transparencës. “Kemi marrë edhe një vendim që çdo ditë që çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do të ketë menjëherë një ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikojmë impakt në të tjera çmime, por fatmirësisht jemi në kushtet kur kemi një borxh dhe një deficit jo vetëm nën kontroll, por edhe goxha të ulët”, -shtoi Rama.  

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10