Sipërmarrësi Artan Dulaku në podkast me gazetarin Alfred Peza ka mbështetur investimet në Zvërnec. Sipas tij “Këto do ndryshojnë Shqipërinë”. Dulaku thekson se në Vlorë duhet të bëhen tani investimet sepse më vonë nuk do ketë mundësi më vonë. “Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të ndryshojë jetën e zonës dhe të gjithë Shqipërisë. Në Ballkan nuk ka investime të këtij niveli. Vlora do të jetë një “manastir” jashtë krizës për dy faktorë: investimi i madh i huaj dhe aeroporti”, tha Dulaku.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar me një postim në rrjete sociale studiesi Auron Tare. Ai shkruan se “Zotëria ndërtues ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar vijën bregdetare brënda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit”. Tare e nis duke veçuar se nuk është marrë kurrë me emra që kërkojnë të ndërtojnë resorte apo vila në bregdetin Shqiptar. “Ndërtuesit dalin nga shtëpia në mëngjez për të bërë para”, ndërsa theksson se është shteti ai që ruan zonat e mbrojtura dhe pasuritë kombëtare.

“Edhe pse zotëria që shpjegon më poshtë është shqiptar dhe duhet të ketë ndjeshmërinë minimale për të ruajtur Trashëgiminë. E megjithatë. Mund të them se zotëria ndërtues ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar vijën bregdetare brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit. Po ndërton aktualisht në këtë zonë të cilën çuditërisht Ministria e Kulturës e zonjave Kumbaro&Margariti mbyllën sytë”, thotë Tare duke ngritur pyetje se pse kësaj zone iu hoq mbrojtja. “Pastaj vetë Kryeministri që e shpalli këtë zonë dikur, zonë të mbrojtur e hoqi nga mbrojtja. Pse? Duhet dikush të japë përgjigjie? Apo jo? Mund të them se zotëria ndërtues ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar vijën bregdetare brënda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit”, shton Tare.

Ai analizon pretendimin e Dulakut se ajo zonë do ketë zhvillim edhe për shkak të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Tare shkruan: “E fundit. Në se Aeroporti i Vlorës do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të zonës përse ky Aeroport ka marrë Garanci Sovrane? Dmth në se ndodh si në Kukës që nuk vjen njeri investitori ka të garantuar cdo vit fitimin e tij të munguar”. Në fund të komentit, Tare shton se është i hapur për çdo kritikë apo mendim ndryshe.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14