Mosmarrëveshjet midis nxënësve të shkollave në arsimin publik në vendin tonë që kanë arritur në përleshje fizike nuk janë të pakta. Siç shkruan “Shteg.org” duke iu referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, vetëm në dy vitet e fundit janë regjistruar 703 raste të konflikteve fizike midis nxënësve në shkollat e Shqipërisë, pavarësisht rritjes së numrit të oficerëve të sigurisë.

Për të përmirësuar sigurinë, qeveria ka rritur numrin e oficerëve të sigurisë në shkollat publike, duke e çuar në 222 numrin e tyre në 150 shkolla. Megjithatë, kjo masë nuk ka sjellë një ulje të dukshme të rasteve të dhunës, pasi statistikat e Policisë së Shtetit tregojnë një numër të lartë konflikti edhe pas kësaj. Gjatë vitit shkollor 2022-2023, janë regjistruar 509 raste konflikti fizik, nga të cilat 198 raste janë regjistruar në shkollat e Tiranës, 51 konflikte në shkollat e Durrësit dhe 47 në Kukës. Ndërsa në vitin shkollor 2023-2024 numri ka rënë në 194. Numri më i madh i konflikteve fizike është regjistruar në shkollat e Tiranës me 67 raste, në shkollat e Elbasanit me 28 raste dhe në Vlorë ku janë evidentuar 22 konflikte mes nxënësve të shkollave.

Ekspertët e arsimit, si Majlinda Keta, theksojnë se rritja e sigurisë përmes oficerëve, shërbimeve psikologjike dhe punonjësve socialë duhet të kishte sjellë rezultate më të mira, duke pasur parasysh edhe situatën problematike të disa qyteteve si Kukësi, ku emigracioni ka shkaktuar mbylljen e disa shkollave.

*Për më shumë lexo artikullin origjinal të Shteg.org

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Spektakli i humorit “Portokalli” ka nisur sezonin me një skeç ku talleshin qytetarët në protestë. Prej me shumë se 128 ditës ata ngrenë zërin në boulevard kundër qeverisë. Një pjesë...
/ Oct 5