Prince Andrew është arrestuar nga Thames Valley Police. Arrestimi i tij vjen në ditën e ditëlindjes së tij të 66-të nën dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik dhe pas akuzave se një grua u trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Epstein për një takim seksual me princin në vitin 2010 në rezidencën Royal Lodge. Ai gjithashtu po hetohet lidhur me pretendime se mund të ketë ndarë informacion të ndjeshëm me financierin e ndjerë dhe të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

Foto nga momenti i arrestimit të Princ Andrew-ut.

Sipas BBC-së deri më tani dihet se Andrew ndodhet në paraburgim dhe policia po kryen kontrolle në Berkshire dhe Norfolk, ai ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje por dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë përfshijnë foto dhe email-e që tregojnë marrëdhënie të vazhdueshme mes tij dhe Epstein, përfshirë dërgimin e dokumenteve qeveritare dhe informacionit komercial. Ajo që nuk dihet ende janë detajet e plota të akuzave për shpërdorim detyre, ku po mbahet aktualisht Andrew dhe a është marrë zyrtarisht në pyetje nga policia apo jo.

Pas arrestimit të princit pati edhe një reagimi nga kryeministrit britanik Keir Starmer i cili u shpreh për BBC Breakfast: “Është një parim shumë i rëndësishëm dhe duhet të zbatohet në këtë rast po ashtu siç do të zbatohej në çdo rast tjetër… Një nga parimet kryesore në sistemin tonë është se të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin.” Ai shtoi se kushdo që ka informacion të rëndësishëm duhet të dëshmojë para autoriteteve përkatëse, përfshirë edhe Kongresin amerikan, dhe se nuk do të pengonte një debat në Parlament për lidhjet e Andrew me Epstein.

Për shkak të përfshirjes në dosjen Epstein para disa muajsh princ Andrew-ut i është hequr zyrtarisht edhe titulli “princ” dhe është larguar nga Pallati Mbretëror, duke humbur çdo privilegj mbretëror që kishte më parë. Ky vendim, i miratuar nga Mbreti Charles III, është një nga masat më të ashpra që janë marrë kundrejt një anëtari të Familjes Mbretërore.

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të vëllait të tij, Andrew Mountbatten-Windsor. Ai theksoi se çështja po hetohet nga autoritetet përkatëse dhe se familja mbretërore i ka dhënë mbështetje dhe bashkëpunim të plotë hetimeve. Mbreti nënvizoi rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të plotë, duke theksuar se ligji duhet të zbatohet dhe se nuk është e drejtë të bëjë komente të mëtejshme ndërsa hetimet vazhdojnë, duke siguruar qytetarët se ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të kryejnë detyrën dhe shërbimin publik.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11