Gjermania ka çuar pas hekurave ish-kreun e Inteligjencës së Jashtme, August Hanning. Ai dyshohet nga Prokuroria Federale e Gjermanisë për spiunazh. Organi i akuzës shprehet e 80-vjeçari është në focus të dosjes për nxjerrje të sekreteve shtetërore, tentativë për tradhti dhe veprimtari si agjent i shërbimit sekret. Sipas “Deutsche Welle” ende nuk bëhet e ditur se për cilin shtet ka punuarHanning. Bashkë me të është vënë në pranga edhe një ish-punonjës i rangut të lartë të BND-së, i cili dyshohet se i ka dorëzuar Hanningut qindra dokumente të klasifikuara, pasi ai kishte përfunduar mandatin si kreu i agjencisë së inteligjencës, në këmbim të pagesave. “DË” e ka përshkruar rastin si skandalin më të madh të spiunazhit të shekullit” në Gjermani.

Mediat dhe “Süddeutsche Zeitung” shkruajnë se policia arrestoi Hanningun në shtëpinë e tij në Nordëalde, pranë qytetit të Münsterit, në Gjermaninë perëndimore. I dyshuari tjetër, i identifikuar vetëm si Manfred D, u arrestua në Bavari. kur Hanning drejtonte shërbimin e inteligjencës, Manfred D. ishte shefi i kabinetit të tij. Më pas, deri në vitin 2009, ai punoi sërish nën drejtimin e Hanningut në Ministrinë e Brendshme. Ndaj tij rëndon akuza për “ndihmë dhe bashkëpunim në tentativën për tradhti dhe spiunazh kundër shtetit”.

Bundestagu gjerman ka mbajtur qëndrim ndaj Hanningut. Marc Henrichmann, kryetari i komisionit të Bundestagut gjerman për mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës, deklaroi pas arrestimeve se Gjermania “nuk do ta tolerojë tradhtinë e sekreteve”. A tha për AFP-në se: “Kushdo që bashkohet me armiqtë e demokracisë sonë liberale do të zbulohet”. Deputeti gjerman i opozitës Konstantin von Notz kërkoi një hetim “të shpejtë dhe të plotë”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Hanningut iu dorëzuan 2 mijë dokumente. “Gjetjet aktuale sugjerojnë se, gjatë viteve, Manfred D. i ka siguruar Hanningut rreth 2 mijë dokumente, shumë prej të cilave përmbanin informacione të klasifikuara, të destinuara ekskluzivisht për përdorim të brendshëm nga Shërbimi Federal i Inteligjencës”, thuhet në deklaratë. Sipas deklaratës së Prokurorisë, Hanning akuzohet gjithashtu se ka qenë “në kontakt të ngushtë me një përfaqësues të një shërbimi tjetër të huaj inteligjence”.

Kush është August Hanning?

August Hanning ka lindur më 16 shkurt 1946, në Nordwalde, Vestfali. Ai studioi drejtësi në universitetet e Münsterit dhe Freiburgut dhe më pas punoi si gjyqtar stazhier dhe bashkëpunëtor kërkimor. “The Economist” shkruan: “Në vitin 1981, Hanning filloi punë në Kancelarinë Federale të Gjermanisë. Në vitin 1986, ai u emërua drejtues i një departamenti në Misionin e Përhershëm të Republikës Federale të Gjermanisë në atë kohë në Republikën Demokratike Gjermane, në Berlinin Lindor. Më pas, ai mbajti disa poste në administratën shtetërore gjermane.

Pas largimit nga BND-ja në vitin 2005, Hanning u emërua sekretar shteti në Ministrinë Federale të Brendshme të Gjermanisë. Ai qëndroi në qeveri deri në vitin 2009 dhe në vitin 2010 u rikthye në sektorin privat. Më pas, ai punoi si avokat dhe konsulent ligjor.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18