Pak para zgjedhjeve presidenciale në Turqi, Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit u arrestua këtë të mërkurë, në masën e akuzës për korrupsion, si dhe dyshohet për drejtimin e një grupi kriminal, manipulim në tendera dhe dhënie ndihme ndaj një organizate terroriste. Ndërsa një ditë më parë, Universiteti i Stambollit lajmëroi për anulimin e diplomës së Imamoglut, pasi dyshohet se janë falsifikuar dokumentet zyrtare që lidhen me diplomën e kryebashkiakut të Stambollit. Lexo edhe KËTU. Pas arrestimit Imamoglu reagoi në profilin e tij në “X”, duke u shprehur se nuk do të dorëzohet.

Kush është kryebashkiaku i Stambollit

Imamoglu u zgjedh këtë vit si kryebashkiaku i Stambollit, duke u shfaqur dhe si rivali kryesor i presidentit Erdogan. “Reuters” e ka krahasur Imamoglun me liderin turk që drejtoi qytetin në vitet 1990. Përveç që kanë udhëhequr qytetin më të madh të vendit, të dy kanë rrënjë familjare në rajonin lindor të Detit të Zi dhe të dy karriera e tyre politike është penguar nga gjykatat e Turqisë. Në rininë e tyre, të dy ishin gjithashtu futbollistë.

Ai iu bashkua partisë “Partia e Popullit Republikane”(CHP-së) në vitin 2008 dhe u bë kryetar i qarkut Beylikduzu të Stambollit në vitin 2014. Në vitin 2019,Imamoglu i dha partisë në pushtet (AKP) të Erdoganit humbjen e saj më të madhe në dy dekada, duke fituar garën për kryetar bashkie të Stambollit, jo një herë, por dy herë. Një gjykatë anuloi fitoren e tij fillestare, vetëm që ai të fitonte zgjedhjet e përsëritura me një diferencë edhe më të madhe. Dhe në vitin 2024, ai siguroi rizgjedhjen pavarësisht nga një aleancë e thyer e opozitës.

Imamoglu lindi në vitin 1971 në provincën e Trabzonit të Detit të Zi, ku studioi administrim biznesi në Universitetin e Stambollit përpara se të hynte në biznesin e ndërtimit të familjes së tij. Në vitin 1995, ai u martua me Dilek Kaya dhe së bashku kanë tre fëmijë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11