
Me pranga në duar, ish-ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit në Malin e Zi, Vesna Bratić u arrestua nga policia. Ajo dyshohet të jetë e përfshirë në një çështje për “Shpërdorim detyre”. Sipas “Vijesti-t”, Bratić është marrë në Podgoricë me urdhër të Prokurorisë Speciale Shtetërore. Hetimet mbi ish-ministren lidhen me vendime administrative të cilat kanë shkaktuar pasoja financiare me nje kosto për shtetin. Gjatë kohës kur ajo ka qenë në detyrë janë bërë shkarkime të pajustifikueshme dhe rikontruksione të panevojshme të cilat janë dërguar si padi në gjykata.
Mali i Zi vijon politikat e veta me transperencën dhe luftën kundër korrupsionit në sytë e BE-së ku synon të bëhet pjesë. Sipas “Vijesti-t”, aksioni i Prokurorisë Speciale Shtetërore shihet si pjesë e një ripozicionimi të brendshëm politik, ku ish-figura të qeverive të mëparshme përballen me llogaridhënie. Arrestimi i Bratić-it komentohet në media si një proces i drejtë, transparent dhe i depolitizuar që do e përmirësonte imazhin e shtetit të së drejtës, ose ana tjetër e medaljes; një provokim për polarizim të situatës politike.

Kush është Vesna Bratić?
Në një biografi të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së Malit të Zi, shkruhet se Bratić ka lindur në Trebinje. Shkollën fillore dhe gjimnazin i ka përfunduar në Bileća. Ajo ka përfunduar në Nikšić në vitin 2000 Fakultetin e Filozofisë, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze.
Angazhimi i saj si bashkëpunëtore në mësimdhënie në Institutin e Gjuhëve të Huaja ka filluar në vitin 2003 dhe studimet pasuniversitare të magjistraturës i kreu në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Beogradit. Në vitin 2007 mbrojti tezën e magjistraturës mbi Letërsinë Moderne Serbe dhe Amerikane, duke analizuar procedurat tregimore të Aleksandar Tišma dhe Ëilliam Faulknerit. Doktoraturën e përfundoi në të njëjtin fakultet në vitin 2012, me tezën “Pamje të Amerikës në veprat e Sam Shepard dhe David Mamet”. Në qershor 2013 u emërua lektore, ndërsa në dhjetor 2018 u bë profesore e jashtme.

Ajo jep mësim për Letrat e Klasicizmit dhe Sentimentalizmit, Letrat e Romantizmit, Letërsinë Amerikane 4 dhe Bazat e Përkthimit Letërsi në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit Filologjik, si dhe Anglisht III dhe Anglisht IV në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Bratić është fituese e bursës SUSI të qeverisë amerikane (Instituti për Letërsinë Moderne Amerikane) në University of Louisville në vitin 2015 dhe e bursës për Kërkime Biblioteke nga Instituti John F. Kennedy në Berlin në vitin 2018. Që nga janari 2020 është redaktore kryesore e revistës së Fakultetit Filologjik “Logos et Littera”. Ajo është anëtare e ekipit koordinues të projektit ERASMUS+ REFLAME.
Përveç formimit të saj akademik, Bratić është emër i debatuar shpesh në polikën e Malit të Zi. Arrestimi i saj është paraprirë me retorika të forta si një nga figurat e qeverisë së drejtuara nga Zdravko Krivokapić (2020–2022). Ai erdhi në pushtet 30 vite pas rënies së DPS-së së Milo Gjukanovićit. Bratić u pozicionua në linjën pro-serbe dhe konservatore, ku nuk kanë munguar as replikat me tone të larta me qarqet liberale.



