Hetimet për mashtrim e shpërdorim të fondeve të BE-së kanë çuar në arrestimin e Federica Mogherinit, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe ish-zv/presidente e Komisionit Evropian. Bashkë me të në paraburgim mbahen edhe ish-sekretari i përgjithshëm i “SEAE”, Stefano Sannino dhe drejtori i “College of Europe”. Sipas gazetës “L’Echo” policia ka hyrë sot në zyrat e “College of Europe” në Brugge dhe në selinë e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (SEAE) në Bruksel, pas hetimeve nga Prokuroria Evropiane ku dyshohet se janë kryer parregullsi në dhënien nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (SEAE) të një programi trajnimi të financuar nga Bashkimi Evropian për College of Europe. Federica Mogherini është edhe rektore e këtij institucioni të njohur. Sipas “Corriera della sera”, Prokuroria Evropiane thotë se krimet e dyshuara përfshijnë pengimin e procedurave, mashtrim në tendera publikë, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional për ngjarje të ndodhura në periudhën 2021-2023. Para arrestimit, prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit diplomatik.

Dosja e Mogherinit po shqyrtohet nga EPPO-ja, Prokuroria Evropiane kompetente për mashtrimet që lidhen me fondet e BE-së. Hetimi ka të bëjë me dyshime për favorizime dhe manipulime në dhënien e një programi në College of Europe, një kurs post-universitar 9-mujor për diplomatë të ardhshëm evropianë. Përveç tre arrestimeve, policia belge ka kryer bastisje në selinë e SEAE në Bruksel dhe në zyrat e College of Europe në Brugge, përfshirë edhe shtëpitë e të dyshuarve. Mediat belge shkruajnë se hetuesit duan të përcaktojnë nëse “College of Europe” ose përfaqësuesit e tij ishin të informuar paraprakisht për kriteret e përzgjedhjes gjatë procedurës së tenderit, duke dyshuar se përfaqësuesit e kolegjit mund të kenë pasur njohuri të mjaftueshme për të siguruar kursin dhe fondet para publikimit zyrtar të thirrjes nga SEAE.

Nga hetimi dyshohet se është abuzuar me pikën 169 të rregullimit financiar federal belg, që ndalon “konkurrencën e padrejtë” dhe se informacionet e marra në mënyrë të paligjshme janë ndarë me një nga kandidatët pjesëmarrës në tender. Sipas “France Presse” hetimi nuk lidhet me aktivitetet pas marrjes së detyrës nga Kaja Kallas si Përfaqësuese e Lartë për Çështjet e Jashtme në vitin 2024. Përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, nuk ka komentuar mbi hetimin: “Nuk komentojmë ndërsa hetimi gjyqësor është në vazhdim.” Moghjerini ka qenë një nga partizanet e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ajo është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës. I pranishëm në ceremoni, vetë kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin dhe angazhimin e saj në mbështetje të Shqipërisë, në rrugën e integrimit europian.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11