Diktatura e Maduros në Venezuelë ra me kapjen e tij nga forcat amerikane. Sulmet nga ajri të avionëve të SHBA-ve mbi Karakas, Miranda, La Guaira dhe Aragua vunë në lëvizje Venezuelën duke rezultuar me arratisjen e më pas kapjen e udhëheqësit të majtë Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij. Qeveria bëri rezistencë duke i bërë thirrje popullit të mobilizohet për të mposhtur agresionin. Venezuela akuzoi SHBA-të se po rrezikonin ta zhysnin Amerikën Latine në kaos me atë që e quajtën “akt jashtëzakonisht serioz”. “Kudo nëpër qytete kanë rënë sirenat e alarmit nga shpërthimet e forta dhe avionët luftarakë”, -shkruan “The Guardian”.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka shpërndarë informacione për Misionet Ajrore (NOTAM) në orët e para të mëngjesit për San Juanin, Piarcon, Maiquetian dhe Curaçaon. Sipas “CNN” në vend ka patur ndërprerje të energjisë elektrike dhe Maduro shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ai akuzoi SHBA-të se si objektiv të vetëm kanë kontrollin e burimeve strategjike të Venezuelës, të naftës dhe mineraleve të saj.” Maduro ka kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për sulmet që i konsideroi “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që vë në rrezik miliona jetë”.

Në mes të kaosit të krijuar Maduro dhe e shoqja janë arratisur, ndërsa presidenti amerikan konfirmoi zyrtarisht se ata ishin kapur nga “Delta Force”. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij është larguar me aeroplan nga vendi. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, thotë Trump në reagimin e tij.

Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez ka bërë thirrje për të mos iu nënshtruar trupave të huaja. “Këtë mëngjes, Shtetet e Bashkuara kryen një akt agresioni të armatosur kundër Venezuelës. Kjo është thellësisht shqetësuese dhe e dënueshme. Armiqësia ideologjike ka triumfuar mbi pragmatizmin e biznesit”. Liderët e Kubës dhe Kolumbisë i dënuan shpërthimet e kërkuan një reagim urgjent nga komuniteti ndërkombëtar kundër atij që e përshkruan si sulm kriminal të SHBA-së ndaj Venezuelës, ndërsa presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel shkroi në platformën “X” se: “Rajoni po sulmohet brutalisht” e sipas tij ngjarjet në Venezuelë janë “terrorizëm shtetëror kundër popullit të guximshëm venezuelian”. 

Maduro akuzohet nga SHBA-të për trafik droge. Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi ka shkruar në “X” se familja Maduro do të përballet me zemërimin e plotë të drejtësisë amerikane. “Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, janë paditur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Nicolas Maduro është akuzuar për Konspiracion Narko-Terrorizmi, Konspiracion për Importimin e Kokainës, Posedim të Mitralozit dhe Pajisjeve Shkatërruese, dhe Konspiracion për Posedimin e Mitralozit dhe Pajisjeve Shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara. Ata së shpejti do të përballen me zemërimin e plotë të drejtësisë amerikane në tokën amerikane në gjykatat amerikane. Në emër të të gjithë Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, do të doja të falënderoja Presidentin Trump që pati guximin të kërkonte llogaridhënie në emër të Popullit Amerikan, dhe një falënderim të madh për ushtrinë tonë të guximshme që kreu misionin e pabesueshëm dhe shumë të suksesshëm për të kapur këta dy trafikantë të dyshuar ndërkombëtarë të drogës”,- shkruan ajo.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10