Jo vetëm që nuk është larguar nga Shqipëria, por Arlisi nuk e ka braktisur as qytetin e tij, Librazhdin, edhe pse thuajse të gjithë miqtë e tij kanë emigruar.

Në një qytet me problematika të shumta për sa i përket papunësisë, ndotjes së mjedisit e çështjeve të tjera sociale, ai përpiqet të mobilizojë me sukses të rinjtë, gratë dhe familjet me pamundësi ekonomike, duke ngritur zërin e duke i nxitur drejt turizmit të qëndrueshëm.

Arlisi pohon se të bësh gazetarin në një komunitet si ai ku jeton është tejet sfiduese, po pavarësisht kësaj thekson se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Ai bën maksimumin për të ndërgjegjësuar qytetarët e tij po edhe bizneset për mbrojtjen e lumit Shkumbin nga ndotja, për ruajtjen e pyjeve të virgjëra të Librazhdit si dhe për turizmin e biznesin e qëndrueshëm.

Familja është një nga shtysat e tij më të mëdha, krahas punës si gazetar e aktivist mjedisor. Arlisi është i bindur se me kontributin dhe vendosmërinë e të rinjve Shqipëria mund të zhvillohet.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10