
Kreu i qeverisë Milojko Spajić ka përshëndetur qëndrimin e parlamentit për heqjen e imunitet të ministrave. “Me miratimin e Propozimit për “Ndryshime në Kushtetutë”, një post politik nuk mund të jetë më mbrojtje nga përgjegjësia penale”, – shkroi Spajić në “X”. Ai hyri në politikë në vitin. Fillimisht ishte pjesë e ekipit këshillues të Zdravko Krivokapić. Në dhjetor 2020 u emërua ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale, detyrë që e mbajti deri në prill 2022. Lidhur me politikën e tij ndaj vendeve të rajonit, Spajić provokoi reagime të diplomacisë shqiptare. Sipas “Vijesti” Spajić deklaroi se Mali i Zi kishte informacione operative për veprimtari hibride të koordinuara nga zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit, të cilat, sipas tij, synonin destabilizimin e vendit dhe pengimin e rrugës së tij drejt BE-së. E njëjta media shtoi dyshimet se komentet që lidheshin me Shqipërinë dhe Serbinë. Deklaratat e tij ku kontestuan nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Kush është Milojko Spajić
Kryeministri i Malit të Zi, 39-vjeçari Milojko Spajić ka lindur në Pljevlja, në vitin 1987. Aty ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Falë rezultateve të mira ai fitoi një bursë nga qeveria japoneze në kuadër të programit të bursave Monbukagakusho. Spajić kreu aty kreu vitin e parë të studimeve në Universitetin e Osakës. Pas kësaj atij i jepet mundësia të përfundojë programin katërvjeçar të studimeve në Ekonometri dhe Ekonomi Kuantitative në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Saitama. Krahas ekonomisë, formimit të tij i shtohet edhe një aspekt tjetër siç është ai i Teknikës në Kinë ku ndoqi një semestër në një nga universitetet më të mira.

Sipas faqes zyrtare të qeverisë së Malit të Zi, Spajić mori edhe gradën Master, po si përfitues i një burse, në Francë, në HEC Paris, e cila sipas “Financial Times” renditet si shkolla numër një në Evropë për Financë. Pas rikthimit në Japoni, punoi në Tokio e Singapor në korporatat globale bankare Citi Bank dhe Goldman Sachs. Karriera e tij shënoi një hap tjetër duke u bërë partner në një fond të kapitalit sipërmarrës në Singapor. Përvoja në Japoni në fushën e ekonomisë, do merrte një kthesë tjetër. Spajić në vitin 2020, kthehet në Mal e Zi, me synimin për t’i shërbyer vendit përmes njohurive dhe përvojës së fituar jashtë tij. Në cv-në e tij numërohet 6 gjuhë të huaja.
Lexo edhe: https://gogo.al/spajic-duan-te-destabilizojne-malin-e-zi-reagon-pala-shqiptare/

Angazhimi në politikë erdhi kur ai ende pa qenë pjesë e ndonjë partie politike iu bashkua ekipit këshillues të Zdravko Krivokapić, kandidatit kryesor të koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi” dhe kryeministrit të mandatuar. Posti I kryeministrit për të vjen pas një periudhe kur drejtoi ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale. Spajić është treguar i hapur mbi marrëdhëniet më Kosovë. Sipas faqes zyrtare të kryeminisytrisë kosovare, ai ka qenë kundër rikthimit të çështjes së njohjes së Kosovës. Ai ka patur një takim më herët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin duke konfirmuar bashkëpunimin dypalësh. Ai konsiderohet një politikan që ruan marrëdhëniet me Serbinë, por pa u rreshtuar si palë me Beogradin për çështjen e Kosovës.


