Nga Klodian Tomorri

Kryeministri, i cili tani i del popullit si kukudhi, vetëm në pikë të mëngjesit, doli sërish sot.

Këtë herë njoftoi se qeveria do të kompensojë çdo dëm që kanë bërë, sipas tij, vandalët e flakës, dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë në e-Albania.

Mirë shumë. Por nuk i sqaroi mirë procedurat dhe la ca detaje të vogla jashtë.

1- Po për 130 milionë eurot e Becchettit, të aplikojnë njerëzit në e-Albania?

2- Po për 100 e ca milionë eurot e inceneratorit, si bëhet aplikimi në e-Albania?

3- Po për qindra milionë eurot e AKSHI-t, aplikimi bëhet manual apo e bën vetë Diella automatikisht?

4- Po për 50 milionë eurot e Llogarasë, te cila rubrikë e e-Albania-s aplikohet?

5- Po për Check Up-in, sterilizimin, laboratorët…?

6- Po aplikimet për Ronin dhe Ardi Veliun, kur hapen?

7- Po këtyre që u kanë grabitur tokat e bregdetit, do ta kenë me aplikim apo ua bën vetë Kadastra?

Jo për gjë, por do të duhet një sistem më i fuqishëm sesa ato që ka shpikur Microsoft-i deri më sot për të përballuar gjithë këto aplikime.

Halli është se, me gjithë punën e mirë të Shqipërisë Dixhitale, që kryeson botën, nuk do t’i përballojë dot algoritmi gjithë këto aplikime.

Apliko o popull, apliko.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18