Investitori italian Francesco Becchetti ka fituar 110 milionë euro nga shteti shqiptar. Ai përfiton kompensim pasi edhe Gjykata e Apelit në Paris refuzoi kërkesën e Shqipërisë për të anuluar vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar ICSID. Gjykata e Paris ishte hapi i radhës ku Shqipëria shpresonte në anulimin e vendimit të marrë nga ICSID-ja me pretendimin se ishin bërë shkelje të rënda proceduriale dhe tejkalim i mandatit nga ana e trupës gjykuese. Sipas “Globalarbitrationreviews” pas shqyrtimit, gjykata nuk rapotoi shkelje për të justifikuar anulimin e vendimit duke sqaruar se procedurat ishin ndjekur dhe se ishin respektuar të gjitha afatet ndërkombëtare të arbitrazhit. Qëndrimi i gjykatës franceze i hap rrugë ekzekutimit të vendimit i cili nënkupton humbjen e 110 milionë eurove nga arka e shtetit Shqiptar.

Lidhur me rastin Becchetti, kjo sjell pasoja serioze mbi financat publike dhe dëmton imazhin dhe besueshmërinë e Shqipërisë si destinacion investimesh. Vendimet për gjobat e vendosura më herët në arbitrazhin ndërkombëtar që i adresohen Apelit në Paris anulohen shumë rrallë, procedurë kjo që lidhet me nivelin e lartë të administrimit e shqyrtimit të çështjeve të paraqitura. Lidhur me ngjarjen e humbjes së 110 milionë eurove si gjobë të qeverisë për mbylljen e televizionit “Agon Channel” të Becchettit, “The Indipendent” shkruante në vitin 2021 se qeveria ishte e detyruar të mblidhte paratë për të dëshmshpërblyer kompaninë në fjalë. Artikulli nis aty ku përfaqësues të kompanisë elektro-energjitike futen në ambientet e televizionit kur gazetarët ishin në transmetim direkt në emision, ndërsa qeveria drejtohej nga Edi Rama.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11