
Usha Vance bashkëshortja e JD Vance kishte aplikuar për një vizë që do ta çonte atë në Groenland, por agjencia turistike që po merrej me aplikimin e ka anuluar atë. Sipas agjencisë, arsyeja e anulimit lidhej me mundësinë për një agjendë të fshehtë nga administrata e Trumpit.
Fillimisht, vizita e Usha Vance ishte paraqitur si një udhëtim familjar që përfshinte aktivitete kulturore dhe një vizitë në kryeqytetin Nuuk. Megjithatë, situata ndryshoi kur u mësua se ajo do të shoqërohej nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz dhe u përkeqësua edhe më shumë kur JD Vance njoftoi se ai gjithashtu do t’i bashkohej gruas së tij në këtë udhëtim, duke thënë se nuk dëshironte të humbiste “gjithë këtë argëtim”. Sipas “BBC”-së autoritetet e Groenlandës vendosën të anullonin vizën për çiftin pas tensioneve të ngritura nga kërcënimet e presidentit Trump për të marrë kontrollin e ishullit. Udhëtimi i planifikuar u kufizua në një vizitë në një bazë ushtarake amerikane, duke u përqendruar në sigurinë dhe mbrojtjen ushtarake, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Trump-i ka argumentuar se SHBA-ja duhet të kontrollojë Groenlandën për të mbrojtur sigurinë kombëtare, dhe ka thënë se mund të përdorë forcën për të realizuar këtë qëllim. Megjithatë, një sondazh i fundit ka treguar se 85% e Groenlanderëve nuk duan të bëhen pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Banorët gjithashtu kanë shprehur mendimin e tyre për situatën. Nivinnguaq Rasmussen, e quajti “të marrë” idenë që SHBA-ja të kontrollojë Groenlandën, duke shtuar se nuk besonte se Trump-i po kërkonte siguri, por diçka tjetër që ai po fsheh. Një banor tjetër i Nuuk, kryeqytetit të Groenlandës, tha se ndjehej krenar që ishte Groenlander dhe nuk do të dëshironte të bëhej amerikan.
Baza ushtarake që Vance dhe Usha do të vizitojnë është e rëndësishme për mbrojtjen e SHBA-së, duke mbikëqyrur një nga rrugët më të shkurtra për raketat balistike ruse për të arritur në SHBA. Megjithatë, disa Groenlanderë shprehin shqetësimin se jo Rusia, por SHBA-ja është kërcënimi real. Ata besojnë se ndryshimet klimatike dhe shkrirja e akujve do të bëjnë më të lehtë qasjen në rezervat minerale të pasura të Groenland, dhe kjo është ajo që Trump mund të kërkojë vërtet.
Autoritetet e Groenlandës kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e ishullit pa miratimin e popullit të tij, duke refuzuar çdo nismë që nuk ka mbështetje nga banorët vendas.


