
Nga Erion Demiri
Me sa po duket, duke parë dhe ca lëvizje të zotit Macron sidomos ditët e fundit, do përballemi gjithmonë e më shumë me çensurë në Internet dhe rrjetet sociale! Vendi ynë, ku politikanët e tij çensurën e kanë “në gjak”, jam i sigurt që s’do mbetet mbrapa, madje besoj i keni vënë re ndërkohë dhjetra profile me goxha ndjekës që janë mbyllur nga META pa shpjegim. Çensurimi në Internet, paçka se mund të justifikohet me lloj lloj arsyetimesh e justifikimesh, ka një problem të madh: Bie ndesh me thelbin mbi të cilin Interneti u krijua; Një rrjet i rrjeteve, i lirë, pa çensurë, ku çdokush ka akses dhe komunikon lirshëm! Për këtë arsye, Interneti nga krahu tjetër, antiçensurën e ka “në gjak”! Me gjithë kuptimin e fjalës! Me pak fjalë! Ashtu si interneti është tani, çensura e tillë DO TË DËSHTOJË!
Dy-tre këshilla
Përdorni rrjete sociale alternative (jo vetëm FB e Insta), TikTok (një nga alternativat më të mira në këtë moment), Gab, Mastodon, UpScrolled. Përdorni software komunikimi të ndryshëm nga Whatsapp e Viber, përshembull: Signal, Wechat, Element (për më fiksimaxhinjtë). Përdorni VPN (besoj e kanë dëgjuar të gjithë tashmë), për sigurimin e komunikimit tuaj dhe kalimin pa kontroll në këto networket tona të famshme shqiptare! Mos besoni asnjëherë që “filan” apo “fistek” software ose telefon është “i pathyeshëm”. Diçka e tillë nuk ekziston. Pikërisht ai sistem mund të jetë i ndërtuar që në fillim me synim përgjimin! etj, etj Interneti është, duhet, dhe DO të jetë I LIRË!


