Anija “Cassiopea” do të sjellë në Shëngjin për t’u nisur në kampin e Gjadërit 49 emigrantë. Pas një pushimi dymujor, operacionet për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe në qendrat në Shqipëri do të rifillojnë, thanë të premten burime të mirëinformuara për “Ansa”-n. Mediet italiane raportojnë mbi numrin 49 të emigrantëve, të cilët janë nga Bangladeshi dhe Egjipti dhe janë nisur nga ishulli i Lampedusës.

 Gjyqtarët italianë refuzuan dy grupet e para të azilkërkuesve të sjellë në Shqipëri, duke i çuar çështjet e tyre në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila më parë kishte vendosur që një aplikant nuk mund të kalonte një procedurë të shpejtë, gjë që mund të çojë në riatdhesimin e tyre nëse vendi i origjinës nuk do të konsiderohej plotësisht i sigurt.

Vendet e origjinës në rastet e Bangladeshit dhe Egjiptit, nuk u gjykuan si të sigurta “në të gjithë territorin e tyre”. Qeveria italiane në dhjetor u përpoq të kapërcejë këtë pengesë me një masë që rendit 19 vende të sigurta për riatdhesim, duke përfshirë Bangladeshin dhe Egjiptin.



LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10