Gazetari Seladin Xhezairi bën një analizë të zgjedhjeve presidenciale të Maqedonisë së Veriut, të mbajtura më 24 prill.

Xhezairi shprehet se nga këto zgjedhje, humbësit më të mëdhenj dolën kryeministri i Kosovës dhe partia e mbështetur prej tij. Sipas Xhezairit, Kurti nuk duhej të kishte lobuar vetëm për njërën palë por që shqiptarët të dilnin vetëm me një kandidat.

“Patjetër: Kryeministri i Kosovës dhe partia e tij në garën e së mërkurës dolën humbësit më të mëdhenj! Agresiviteti i manifestuar, duke mbështetur vetëm njërën palë, doli i paefektshëm. Deri tani, shqiptarët për fragmentarizimin e skenës politike-partiake e kanë pas drejtuar gishtin nga maqedonasit (institucionet, shërbimet). Uroj që ky të ishte vetëm një incident. Sepse, mirë e ka thënë populli: Nëse nuk mund të bësh mirë, mos bëj keq! Arkëtimi i kaq shumë votave nga Osmani e Taravari do të mund të maksimalizohej edhe më, sikur Prishtina zyrtare të ishte angazhuar që shqiptarët të dilnin me vetëm një kandidat, ndërsa në parlamentare të fitonte – më i miri. Mjerisht, sikur…”– shkruan Xhezairi.

Realiteti është se kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE Gordana Siljanovska, është kandidatja e cila prin në garën për zgjedhjet. Ndërsa dy grupimet politike shqiptare që garuan, Fronti Evropian me Bujar Osmanin dhe koalicioni VLEN me Arben Taravarin nuk arritën asnjëri të kalojnë në raundin e dytë.

Për më shumë nga analiza lexoni artikullin e plotë.

Leave a Reply

  • (not be published)