
Tensionet e krijuara për shkak të protestave kanë sjellë mbylljen për një afat të pacaktuar të ambasadës izraelite në Tiranë. Njoftimi zyrtar i ambasadës në faqen zyrtare sqaron se vendimi ka ardhur si pasojë e masave të sigurisë. Për të gjithë qytetarët e saj në Shqipëri, ambasada ka lënë në dispozicion një numër telefoni për çdo rast urgjent.
Në njoftim shkruhet: “Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi kontaktoni numrin celular të emergjencës të Ambasadës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sipas nevojës”.



