Aktivisti Altin Goxhaj, ka ngritur një akuzë të fortë publike ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vetë Komisionerit Ilirjan Celibashi. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Goxhaj ka denoncuar atë që e cilëson si një nga skandalet më të mëdha zgjedhore të këtyre viteve: akreditimin e 214 patronazhistëve të Partisë Socialiste si vëzhgues të pavarur zgjedhorë, nëpërmjet një OJF-je fantazmë me emrin “Albanian Direction for Environment and Agriculture”.

Sipas Goxhajt, këto akreditime janë bërë në mënyrë të paligjshme në datat 6 deri më 13 maj 2025, përtej afatit të fundit ligjor që përcakton Kodi Zgjedhor, konkretisht data 28 prill. Për më tepër, organizata në fjalë nuk ka asnjë lidhje me mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore apo me të drejtat e njeriut, kritere të domosdoshme për të qenë e kualifikuar për të akredituar vëzhgues. Goxhaj publikon gjithashtu një listë emërore me 214 persona që janë aprovuar si vëzhgues në emër të kësaj OJF-je, të cilën e konsideron si pjesë të strukturës së patronazhistëve të PS-së.

Skandali thellohet edhe më tej kur Goxhaj tregon se sipas tij vendimet për akreditimin e këtyre personave janë fshirë nga faqja zyrtare e KQZ-së, në një përpjekje të hapur për të zhdukur çdo gjurmë ligjore. Ai akuzon drejtpërdrejt Ilirjan Celibashin si instrument të Partisë Socialiste për manipulimin e procesit zgjedhor dhe si administrator të rrjetit të patronazhimit, tashmë të infiltruar brenda vetë strukturave të administrimit të zgjedhjeve.

Në deklaratën e tij publike, Goxhaj bën të ditur se çështja do t’i referohet SPAK-ut për hetim penal, duke kërkuar transparencë të plotë për këtë veprimtari që, sipas tij, përbën një shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor dhe një tentativë të rrezikshme për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Deri në momentin e publikimit të kësaj ngjarjeje, KQZ-ja dhe Celibashi nuk kanë dhënë asnjë reagim, duke e lënë çështjen pezull.

Lexoni duke klikuar Këtu emrat që denoncon aktivisti Altin Goxhaj

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11