Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç pranoi humbjen në zgjedhje. Ai nuk arriti të fitonte krah Listës së Studentore të cilët dolën masivisht në protesta kundër tij. Sipas “Reutërs” Serbia “i dha fund kontrollit të tij të gjatë mbi pushtetin dhe paralajmëroi një epokë të re politike në vendin ballkanik”. Ai pranoi humbjen duke u shprehur: “Nuk kemi rezultate përfundimtare. Shumë do të habiten dhe do ta kuptoni sa shumë gënjyen disa dhe çfarë shpikën. Dua t’ju informoj se, bazuar në mostrën e stratifikuar, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje. Është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje. Lista Studentore ka fituar dhe do të ketë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne do të kemi 105. Askush tjetër nuk ka hyrë në parlament”. Pas përforcimit të rezultatit e konfirmimit të fitores së të rinjve në sheshet e rrugët e Serbisë ka shperthyer festimet. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga organizata për monitorimin e zgjedhjeve, CeSID, Lista Studentore ka marrë 52.1 % të votave, ndërsa “Serbia e Bashkuar” e Aleksandër Vuçiç ka siguruar 39.3 %.

Në minutat e para pas mbylljes së qendrave të votimit dhe publikimit të rezultateve Radomir Sajçiç, profesor në Universitetin e Beogradit i cili përkrahu që herët studentët tha: “E dashur Serbi, sonte po dëgjohet zëri i popullit. Sonte festojmë fitoren, nesër ndërtojmë të ardhmen”. Ndryshimet poltike në Serbi erdhën pas zgjedhjeve të parakohshme u mbajtën pas gati dy vitesh protestash. Studentët dolën kundër korrupsionit të perceptuar dhe prirjeve në rritje autoritare. Rebelimi nisi pas vdekjes së 16 personave, pasi një tendë mbuluese e një stacioni hekurudhor u shemb në qytetin e Novi Sadit në vitin 2024. Në zgjedhjet e sotme pati një pjesëmarrje prej 70% të votuesve, si përqindja më e lartë që nga viti 1992, kur Jugosllavia u shpërbë në disa republika.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18