Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke marrë 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenime, në seancën konstituive të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Me këtë votim u konstituua legjislatura e re, ndërsa Haxhiu mori drejtimin e institucionit më të lartë ligjvënës në vend. Në fjalën e saj të parë si kryeparlamentare, ajo premtoi transparencë, respektim të Kushtetutës dhe funksionim të Kuvendit me dinjitet e respekt të ndërsjellë. Gjatë fjalimit, Haxhiu u ndal edhe te procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke deklaruar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë për çlirim dhe se Serbia ka qenë agresori që ka kryer krime lufte, të cilat sipas saj nuk janë ndëshkuar seriozisht. Ajo kërkoi që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre.

E lindur më 11 maj 1987 në Prishtinë, Albulena Haxhiu ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe studimet pasuniversitare në të drejtën penale në Universitetin e Evropës Juglindore. Ajo iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE! në vitin 2010 dhe, në moshën 23-vjeçare, u bë deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës.

Përgjatë katër mandateve si deputete, Haxhiu është renditur ndër gratë më të votuara në vend. Ajo ka udhëhequr Komisionin për Legjislacion dhe Nënkomisionin për Mandate, Imunitete dhe Rregullore, duke u angazhuar veçanërisht në çështje të drejtësisë, barazisë dhe të drejtave të grave. Në zgjedhjet e 9 shkurtit u rendit si gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës, ndërsa në legjislaturën e 9-të u betua deputete më 19 prill 2025.

Me formimin e Qeverisë Kurti 1 në vitin 2020, ajo u emërua Ministre e Drejtësisë, detyrë që e ushtroi deri më 25 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe shërbeu edhe si Koordinatore Kombëtare për parandalimin e dhunës në familje. Më 26 gusht 2025 u zgjodh Nënkryetare e parë e Kuvendit të Kosovës, funksion që e mbajti deri në zgjedhjen e saj si kryetare e Kuvendit. Ajo është gjithashtu Kryetare e organizatës “Gratë për VETËVENDOSJE!” dhe anëtare e Kryesisë së Lëvizjes.

Përtej jetës politike, Albulena Haxhiu është bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve Malit, Tomorrit dhe Andrrës. Ajo jeton në Prishtinë me familjen e saj dhe shpesh ndan momente familjare në rrjete sociale, duke reflektuar një imazh të një gruaje që, krahas angazhimeve të larta institucionale, ruan përkushtimin dhe ngrohtësinë familjare.

Nga deputetja më e re në Kuvend, te Ministrja e Drejtësisë dhe tashmë në krye të Kuvendit të Kosovës, kjo është Albulena Haxhiu.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11