
Kosova pas një krize të gjatë institucionale, ka qeverinë e saj të re. Albin Kurti drejton vendin për të tretën herë. Lëvizja Vetëvendosje mori shumicën në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Pasi u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani për të formuar kabinetin, Kurti prezantoi në kuvend ministrat e rinj. “Kurti 3” mori 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim. Sipas Kushtetutës qeveria ka një mandat 4-vjeçar, deri në vitin 2030.
Kurti propozoi kabinetin në përbërje të të cilit janë:
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm – Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim – Fikrim Damka
Ministër i Financave – Hekuran Murati
Ministër për Punë, Familje dhe vlerat e luftës çlirimtare – Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike – Lulzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari Lila
Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri
Lista Serbe skeptike për zhvillimet në Kosovë
Gjatë konstituimit të kuvendit, formimit të qeverisë dhe rikthimit të normalitetit të funksionimit të institucioneve në Kosovë, Lista Serbe ka kundërshtuar politikat. Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se ata synojnë largimin e serbëve nga Kosova. Sipas tij një ministri i tha një personi që “nuk përfaqëson popullin serb”, duke aluduar në Nenad Rashiqin, i emëruar në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim. Lista Serbe ka fituar 9 deputetë, ndërsa Simiq deklaroi se “Lista Serbe nuk do ta përkrahë formimin e kësaj qeverie”, tha Simiq.

Albulena Haxhiu zgjidhet kryeparlamentare
Krahas qeverisë, më herët me konstituimin e kuvendit, është zgjedhur dhe kryetarja e re, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo mori miratimin e 66 deputetëve. Pas marrjes së detyrës, Haxhiu vlerësoi vullnetin politik të votuesve që mbështetën partinë ku bën pjesë. “Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë por po ashtu edhe me përkushtim të plotë”, -tha Haxhiu. Po sot kuvendi ka miratuar raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të Legjislaturës së dhjetë me 118 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kryesuesi i seancës së parë, Avni Dehari konfirmoi se komisioni do të shqyrtojë dokumentacionin përkatës për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Pas verifikimit të mandateve, komisioni do bëjë edhe verifikimin e kuorumit të seancës së sotme ku u themelua Legjislatura e dhjetë Parlamentare. Në krye të Komisionit të Përkohshëm do jetë përsëri një emër nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi ka numrin më të madh të deputetëve.


