Reagimi i moderatores Hygerta Sako në emisionin spotiv “Supergol” ka ngjallur debat. Në studion televizive në nisje të intervistës me futbollistin me ngjyrë të Burrelit, Arnold Siaw ajo nuk ka mundur dot të flasë nga të qeshurat duke thënë se nuk ia lexonte dot mbiemrin. Grafikat e shkronjave binin mbi lëkurën e tij. Siaw ishte shënuesi i golit në ndeshjen ndaj Pogradecit. Komenti i saj shkaktoi të qeshura edhe te paneli i të ftuarve, Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola. Kjo situatë ka vënë në vështirësi futbollistin, ndërsa ka reaguar klubi i futbollit të Burrelit. Sipas një mesazhi të bërë publik komentet janë cilësuar me nuanca raciste dhe të papërshtatshme. “Një gjuhë e tillë, pavarësisht nëse maskohet si ‘shaka’, nuk ka vend as në sport dhe as në shoqërinë tonë”, -thekson klubi.

Reagimi i Klubit Sportiv të Burrelit

Klubi i ka dhënë mbështetje futbollistit duke e quajtur “pjesë të familjes” dhe një person që ka fituar respektin e të gjithë tifozëve të qytetit me karakterin, përkushtimin dhe kontributin e tij në fushë. Përmes një deklarate i është kërkuar “RTSH-së” dhe drejtuesve të emisionit të marrin përgjegjësinë e duhur dhe të kërkojnë falje publike ndaj lojtarit dhe klubit. Trajneri Samuel Nikaj ka ironizuar Sakon duke u shprehur se: “Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin, të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë”.

Sqarimi i Hygerta Sakos

Moderatorja Hygerta Sako ka mohuar të ketë patur qëllime raciste në batutën e saj, por sqaroi se ajo ka vështirësi me shikimin. Sipas saj reagimi 5 ditë pas emisionit është dashakeqësi me qëllim për t’i prishur imazhin. Sako ka shprehur indinjatën pasi asnjë media nuk e publikoi videon për të sqaruar rrethanat. “Ka qenë një situatë në emision ku të qeshurat kishin ndodhur dhe më parë, mbi vendosen dhe mua ma dërgon shefi i garave emrin e lojtarit të ndeshjes, mirëpo me problemet e mia sytë nuk arrita ta lexoj, duke qenë se dhe lojtarin nuk e kisha pasur shumë herë në lidhje ose dhe në ndeshje sepse bëhet fjalë për kategorinë e parë ishte e pamundur për mua që ta riprodhoja si emër, sepse nuk është një personazh i njohur, po themi që sapo e sheh si portret ti e dallon. Ajo ishte një situatë që unë po qeshja me veten time dhe me një problem me sytë e mi që dhe studio dhe të ftuarit e mi e dinë këtë gjë dhe gjithmonë bëjmë shaka. E qeshura mori për kot…Por unë kam 30 vite në këtë profesion, kam moderuar, kam pasur të ftuar pa fund. Kam 12 vite në studio sportive dhe në asnjë rast nuk jam përfolur kurrë as për bullizëm, as për racizëm. Më ka prekur, sepse unë jam realisht profesioniste, jam një njëri që dua t’i jap secilit haku…Nuk më ka rënë një telefonatë nga të gjitha këto portalet kaq të ndjeshme të më pyesin, Hygerta çfarë ndodhi? Askush, thjeshtë e marrin ashtu siç është dhe e keqinterpretojnë ashtu siç duan, sepse sot fatkeqësisht gara është për klikime”, -tha ajo. Arnold Kwaku Siaw, futbollisti i Burrelit ka mbyllur polemikat duke u shprehur se çdo gjë është në rregull. Ai ndihet i mbështetur në Burrel dhe shton se sa herë që bën gol i drejtohet Zotit

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14