Autostrada Thumanë – Kashar e cila u hap për qarkullim më 30 qershor, do të jetë një nga katër autostradat më të shtrenjta në Europë sa i përket tarifës që do të paguajnë qytetatët që do e përdorin.

Në një shkrim të publikuar nga Monitor.al, rezulton se ky aks bën pjesë në katërshen më të shtrenjtë të 59 autostradave me pagesë që ka gjithsej në Europë. Por duke e krahasuar me fuqinë blerëse ajo është më e shtrenjta në Europë, pasi tre autostradat e tjera më të shtrenjta janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë, me fuqitë blerëse të të cilave as nuk krahasohemi dot.

Të dhënat të cilave “Monitor” i referohet janë marrë nga portali i tarifave të pagesave sipas shteteve Tolls.eu.

Autostrada Thumanë – Kashar në Shqipëri ka një gjatësi 21 kilometër, me një tarifë 2.1 euro pa TVSH ose 2.53 euro me TVSH ose 0.12 euro për kilometër. Me këtë çmim për kilometër Thumanë – Kashar është e katërta më e shtrenjta në mesin e 59 autostradave me pagesë në Europë.

Për më shumë lexo artikullin e plotë të Monitor.al

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13